Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e Kacifas, prokuroria e Gjirokastres jep shpjegime te tjera

15/02/2020
VIDEO/Grekët në Bularat provokojnë: Gjaku na thërret të djegim shqiptarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Shkallës së Parë në Gjirokastër  reagoi rreth lajmit të publikuar me heret në media ku thuhej se Kostandions Kaçifas është vetëvrarë.

Prokuroria e Gjirokastrës sqaron se hetimet vijojnë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë përfundim të arritur nga ana e tyre për sa i përket rastit Kacifas.

Në deklaratën e prokurorisë së Gjirokastrës që mban firmën e drejtuesit Julian Çafka thuhet se çdo informacion i publikuar në media pa ju referuar burimeve zyrtare dëmton hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Deklarta e Prokurorisë së Gjirokastrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që në përmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky  proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.

Çdo informacion I publikuar në media, pa  ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhen uk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

ProkuroriapranëGjykatëssëShkallëssëparëGjirokastërsiguronpublikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. “ thuhet në deklaratë.

Ngjarja e rëndë u shënuar më 28 tetor të 2018 ku në fshatin Bularat festohej dita e dëshmorëve të Greqisë. Kostandinos Kacifa me anë të një kallashnikovi të modifikuar edhe me dylbi, qëlloi mbi efektivët e policisë që ishin në zonë për mbarëvajtjen e ceremonisë. Ndërkohë pasi kësaj ngjarje u thirr për  ndihmë reparti RENEA ku pas disa orësh ndjekje dhe shkëmbi zjarri, u njoftua se Kostandionos Kacifa mbeti i vrarë. Kjo ngjarje për një kohë solli edhe tensione politike mes dy shteteve, ndërkohë familja e Kacifas vijon të hedhë akuza mbi RENEA-n për vrasjen e djalit të tyre.

Kacifas njihej si një nacionalist grek i cili mbështeste partitë ekstremiste në Greqi. Shpesh herë në rrjetet sociale ai ishte bërë pjesë e thirrjeve për ‘Vorio Epirin’ që grekët pretendojnë se një pjesë e jugut të Shqipërisë u përket atyre si Epiri i Veriut.

Në ditën e ngjarjes, 35 vjeçari ka qenë me veshje ushtarake, ndërsa kapelja kishte simbolet e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore të Greqisë. Ushtari grek në një prej fotove duket edhe me disa të rinj të tjerë të armatosur me veshje ushtarake. Konstatinos Kacifas kishe prirje të theksuara ekstremiste.

Tags: kostandin kacifas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.