Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Publikohet ekspertiza per Kacifan, nuk e vrau RENEA ne Bularat

15/02/2020
Në varrimin e Kacifasit do të marrin pjesë 2 mijë grekë, mediat njoftojnë për protesta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kostandin Kacifas, i riu minoritar qe mbeti i vrare ne Bularat pas nje sulmi kunder forcave speciale RENEA ditën e “JO-së greke ndaj Italisë fashiste”, ka vrarë veten me dy plumba dhe nuk vdiq nga armet e policise shqiptare.

Ekspertiza mjeko-ligjore e policisë shkencore për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës më 28 tetorit 2018 kur shënohej dita e dëshmorëve të Greqisë,  rrëzon pretendimet e ngritura deri para këtij momenti se Kacifas u vra nga efektivët e RENEA-s. Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t’u vetëdorëzuar dhe për të ndalur sulmin.

Hetimet janë kryer nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, aty ku dosja u transferua prej muajit janar 2020. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Elton Qyno për `Shqiptarja.com”.

Mësohet se nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës, ka rezultuar se Kacifas ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit.

Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas ka kryer vetëvrasje. Ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qenë me puthitje, duke argumentuar se ka qenë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Kacifas është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme me altoparlant nga negociatorët e RENEA-s,  Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të mrarë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se kanë arritur në përfudnimet se kemi të bëjmë me vetëvrasje dhe jo vrasje nga policia.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokastrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e festës kombëtare të Greqisë, minoritari Kostandin Kacifas, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetit ai nuk është qëlluar nga forcat speciale të policisë shqiptare, por ka vrarë veten në ditën e “JO-së greke ndaj Italisë fashiste”.

Tags: kacifa renea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.