Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Flet dëshmitari që njoftoi ambulancën, si ndodhi aksidenti ku u përfshi Ilda Bejleri

15/02/2020
DETAJE/Flet dëshmitari që njoftoi ambulancën, si ndodhi aksidenti ku u përfshi Ilda Bejleri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vijon te shkaktoje debat, aksidenti i shumeperfolur i Ilda Bejlerit, dhe pse moderatorja e njohur ka pretenduar te kunderten dhe deri tani, policia eshte duke hetuar.

Ndërkaq të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë ngjarjen nga afër. Një dëshmitar okular i incidentit ka pranuar të japë detaje rreth asaj që ka parë në vendin e ngjarjes. Shtetasi N.H ka rrëfyer se çfarë pa në kryqëzim në momentin që shtetasja Enriketa Gjuzi u shtri në tokë. Kemi vendosur vetëm inicialet e dëshmitarit, pasi ai me detaje ka folur për organet e drejtësisë për ngjarjen përpara organeve të drejtësisë.

“Isha në kryqëzim, duke pritur të hapej semafori. Në moment që u hap semafori jeshil për makinat, shikoj një zonjë që nxitoi për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Zonja nuk ishte tek vijat e bardha, por mes makinave. Pas disa sekondash e shoh zonjën në tokë, përpara makinës së Ilda Bejlerit. Dua të theksoj se makina e Ildës nuk e preku zonjën, ajo u rrëzua në tokë pa e prekur makina. Ndoshta nga frika, nga hutimi, apo nga nxitimi, por pashë që makina nuk e preku dhe ajo ra vetë në tokë.

Menjëherë unë dhe një djalë tjetër kemi dal që ta ndihmojmë. Në momentin e parë që e pashë që ishte e mirë e pyeta pse u fut mes makinave. Më tha që po nxitonte për të shkuar tek nëna e saj, se e kishte vetëm dhe të sëmurë. Më tha që ishte nga Durrësi dhe nuk kishte njeri këtu. Menjëherë njoftuam policinë dhe ambulancën. Zonja në fjalë ishte e vetëdijshme dhe nuk kishte dëmtime”, shprehet ai për Bluetooth.

Më pas N.H shprehet se ka komunikuar edhe me moderatoren, e cila ka qëndruar aty për disa minuta. “Ilda ndaloi dhe po rrinte aty pranë. Edhe po të donte të ikte, nuk mundej pasi u bë trafik. Në atë moment u bë dhe një aksident tjetër, u përplasën tre automjete pak më tej. Kur erdhi policia ne dëshmitarët i thamë policit që zonja u rrëzua vetë dhe nuk u përplas nga makina. Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë ndodhi.

Më pas u largova për në shtëpi dhe në mbrëmje pashë gjithçka që shkruhej në media, nuk janë të vërteta çfarë është thënë deri më tani. Thashë si unë e panë ngjarjen edhe të tjerë. Madje djali që e ndihmoi fillimisht zonjën së bashku me mua, i tha ‘Pse kalove atje? Duhet të shkoje tek vijat e bardha, duhet të jesh shembull edhe për brezin e ri’. Kjo është dinamika e asaj që unë pashë tek vendi i ngjarjes, gjithçka tjetër që qarkullon thashë, nuk është e vërtetë”, rrëfen ai për ‘Gazeta Shqiptare’.

/DRONI.al/

Tags: aksidentideshmitariIlda bejleri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.