Zbulohen prona te tjera te Lulzim Berishes, pallate dhe toka ne emer...

Zbulohen prona te tjera te Lulzim Berishes, pallate dhe toka ne emer te te treteve

1143
0
Shares

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ në zbatim të aktit-normativ Anti-KÇK ka sekuestruar pasuri e prona në vlera miliona euro, jo vetëm të Lulzim Berishës, por edhe të familjarëve të tij e personave të tretë..

Nga lista e pronave të sekuestrua vecohen dy pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtes, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë. Po  ashtu, Lulzim Berisha ka edhe një automjet tip BMË të blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve.

Veprimet e Operacionit Forca e Ligjit kanë ardhur pas një sërë verifikimesh që kjo strukturë ka kryer edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese.

OFl ka zbuluar se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi tjetër, A. Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën.

Në këtë dokument, thuhet se sipas informacioneve të mbledhura, Lulzim Berisha, është ‘kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, E. Dulla i cili ka aktivitet për shitjen e betonit po në Qerret, ku janë ndërtuar dy pallatet shumë pranë vijës bregdetare pranë Portit të Jahteve’.

‘Sipas informacioneve të ardhura nga agjenci të tjera ligjzbatuese rezulton se në vitin 2017 në zonën e Qerretit, Durrës, pranë vijës bregdetare janë ndërtuar dy pallate njëri pranë Portit të Jahteve dhe tjetri rreth 100 metra në distancë nga i pari, përballë pallateve të ndërtuara nga shtetasi A. Hyseni.

Raportohet se si investitor ndërtimi i këtyre pallateve, Berisha është kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, shtetasit E.Dulla, i cili ushtron aktivitetin ekonomik në fushën e shitjes së betonit si dhe të gastronomisë, po në Qerret, ku janë ndërtuar këto dy pallate’, thuhet në dokumentin ekskluziv që OFL i ka dërguar SPAK-ut.

Pasurite e sekuestruara

-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.

-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.

-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës

-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës

-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.

-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.

-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.Ademi dhe shtetases R.Ademi

-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)

-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)

-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)

-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të A.Berisha

-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)

-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga ‘Skënderbej’, pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.

-Është aksioner në shoqërinë ‘Rajan 2007’ me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve

-Posedon një automjet autoveturë BMË të blinduar prodhim i vitti 2010

-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin ‘Bar kafe’.

Sipas aktit normativ, kontrollohet pasuria e vendosur në mënyrë të paligjshme jo vetëm te i dyshuari kryesor, i dënuar me vendim të formës së prerë apo në hetim, por edhe te familjarët e tyre (nga bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit). /ReportTv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY