Alibeaj shpjegon 4 shtyllat kryesore të paketës së PD kundër krimit zgjedhor:...

Alibeaj shpjegon 4 shtyllat kryesore të paketës së PD kundër krimit zgjedhor: Roli i Prokurorisë dhe policisë

114
0
Shares

Partia Demokratike ka prezantuar propozimet kundër krimit zgjedhor, nëpërmjet përfaqësuesve për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso.

Alibeaj u shpreh se motivi kryesor për draftimin e propozimeve të PD është një: në zgjedhje nuk duhet të ndodhë që qytetari të ketë frikë nga pushteti. E kundërta, pushteti duhet te këtë frikë nga qytetari, nga vota e lirë e tij.

Janë katër vlera kryesore në propozimet ligjore qe parashikon PD:

  1. Së pari, mbrojtësi më I madhi votes është qytetari.
  2. Së dyti, I duhen dhënë qytetarit mjete dhe instrumenta në dorë për ta mbrojtur votën
  3. Së treti, agjenci të ligjzbatuese do të duhet të mbrojnë votën duke zbatuarligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelen për të bërë vota për pushtetin. Polici duhet të mbajë në kokë kapelen dhe në dorë ligjin.
  4. Së katërti, shkelja e detyrimeve ligjore prej insitucioneve shtetërore duhet të çojë në plavleshmërinë e zgjedhjeve dhe kështu mbyllet qarku.

NDËSHKIM DHE PARANDALIM NË KOHË REALE

Përveç dokumentimit, përveçreferimit, përveçvendosjes së policisë dhe prokurorisë në gjendje për të vepruar, do të duhet që policia dhe prokuroria gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve, edhe ditën e zgjedhjeve, të reagojnë në kohë reale për parandalimin dhe për ndëshkimin e krimit zgjedhor. Për këtë arsye, kemi propozuar që gjendja e flagrancëstë krimit zgjedhor, siçparashikohet në Kodin e Procedurës Penale, dhe kushdo e kupton që “gjendja e flagrancës të krimit zgjedhor” fillon shumë kohë më parë, por përfundon ditën e zgjedhjeve, është e tillë, që do të duhet të detyrojë që në kohë reale policia dhe prokuroria t’u hedhë prangat atyre që kryejnë krime zgjedhore në kohë reale. Ndëshkim për ata, parandalim për të tjerët.

DEKRIMINALIZIMI I STAFEVE ZGJEDHORE

Kemi propozuar edhe zgjerim të konceptit të dekriminalizimit. Sillni ndërmend “çunat problematikë”. Propozimi ynë është që dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore, por përtej kësaj, edhe pjesë të stafit të fushatës së subjekteve. Kini parasysh  “çunat problematikë”, bandat dhe krimi,të cilët i ngjiten si këpushësubjekteve zgjedhore në fushatë zgjedhore. Do të jenë të detyruar subjektet zgjedhore të deklarojnë cilët janë pjesëtarët dhe anëtarët e stafeve të zgjedhore, të ditur këto edhe për policinë, në mënyrëqë veprimtaria e tyre të monitorohet.Policia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve të kryejnë veprimtari të natyrës parandaluese, analiza risku. Cilat janë familjet e varfra, të cilat janë targeti, fokusi i shitblerjes së votës, cilët janë lëvizjet monetare. Të mos ndodhë që në fushatë zgjedhore, çmimi i euros të bjerë, siç ka ndodhur edhe më parë. Sa herë të ketë sinjale më të imëta të fillimit të veprimtarisë së tillë, të nisë që në atë moment parandalimi dhe ndëshkimi i tyre. E gjitha kjo do të shërbejë si bazë dokumentare për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Kjo sa i përket organeve të policisë. Një ristrukturim, një zile alarmi, e cila do të përshkojë fushatën zgjedhore që nga momentet fillestare dhe deri ditën e zgjedhjeve, ndoshta edhe pas përfundimit tësaj.

ROLI I PROKURORISË NË NDËSHKIMIN E KRIMIT ZGJEDHOR

Nuk mjafton për të ristrukturuar mobilizimin e policisë. Krimi zgjedhor duhet të parandalohet, krimi zgjedhor do të duhet të dokumentohet, por mbi të gjitha krimi zgjedhor do të duhet të ndëshkohet. Për këtë arsye kemi propozuar ndryshime përsa i përket mënyrës sesi duhet tëfunksionojë prokuroria. Dhe jo vetëm prokuroria, por të gjitha organet që rrethrrotullohen tek sistemi i prokurorisë, duke filluar nga Prokurori i Përgjithshme. Propozojmë që dy javë pasi caktimit të datës së zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm, përmes instrumenteve që ka, nxjerrjen e udhëzimeve, të udhëzojë ngritjen e strukturave të posaçme të prokurorisë të shtrira në territor, pra prokuroritë civile, për ta ndarë nga SPAK. Me regjimin e ri të organizmit të sistemit të prokurorisë, ku janë vendosur ndarje të një marrëdhënie pothuajse autonomie, midis Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesve të prokurorisë, edhe drejtuesit e prokurorivetë rretheve, në zbatim të udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, do të duhet të ekzekutojnë ngritjen e këtyre njësive të posaçme hetimore, tagri i të cilëve është krimi zgjedhor.

ROLI I ORGANEVE TË REJA TË DREJTËSISË NË ZGJEDHJE

Ashtu, si Prokurori i Pëargjithshëm, edhe drejtuesi i SPAK, që në momentet e para nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nëpërmjet instrumenteve që ka në dorë, udhëzimeve që ka, por edhe të drejtës dhe kompetencës që ka për të menaxhuar BKH-në, do të duhet të nxjerrë udhëzimet për mënyrën e funksionimit dhe ristrukturimit. Drejtuesi i BKH-së është i përfshirë dhe merr detyra të reja për fushatat zgjedhore. Për ta përmbyllur panoramën, ne propozojmë që edhe KLP të ketë detyra të posaçme në mbështetje të detyrave që do të marrinProkurori i Përgjithshëm, drejtuesit e prokurorive, ashtu edhe drejtuesi i SPAK.Së fundmi, edhe ILD do të ketë detyra të posaçme për të ndëshkuar, për të proceduar, për të ndëshkuar çfarëdolloj shkelje ligjore nga subjektet që ai ka nën kontroll, prokurorët dhe gjyqtarë.

Këto janë propozimet tona që fillojnë nga individi, shkojnë tek policia, përcillen tek prokuroria dhe tek instrumentet e tjerë shtetërorë për të kontrolluar të gjithë këtë konstelacion organesh, që do të monitorojnë jo ditën e zgjedhjeve, jo vetëm fushatën, por periudhën zgjedhore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY