Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta kerkon te shperndahet Kuvendi, thekson arsyet

12/02/2020
Meta bën një ‘kthesë’, publikon mesazhin që i del në krah Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se Kuvendi duhet shperndare, pasi nuk ofron asnjë garanci për funksionimin e normave të institucioneve, gjatë intervistës qe dha sot në Euronews Albania.

“Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”,tha Meta.

Meta tha ne vijim te intervistes se disa prej ambasadorëve edhe në kohën kur ishte Kryetar Kuvendi edhe tashmë, që është kreu i Shtetit nuk e kanë merituar respektin e tij. I pyetur për takimin me ambasadoren e re amerikane dhe etiketimet “pseudo-ambasadorë dhe shërbëtorë të Edi Ramës”, Meta tha se nuk duhen futur të gjithë në një thes.

Kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse. Padyshim që ka dhe ka pasur njerëz që nuk e kanë merituar kurrë respektin tim, qoftë si President dhe si Kryetar Parlamenti. Bashkëpunimi dhe respekti im nuk i ka munguar asnjë ambasadori. Nuk mendoj se janë të gjithë ashtu. Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet që unë kam patur, ka pasur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe të ndershëm. Pastaj si janë sjellë ata.

Kjo është çështje relative dhe varet nga natyra dhe tipi, por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cenuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, përkundrazi ka qenë garant i mbrojtjes së interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë.

Jam njeriu më i urtë kur të tjerët janë bashkëpunues. Por kur del një sharlatan atje dhe thotë që dekreti të shkojë në Venecia, kur Venecia e ka shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ti ia ke çuar letrat më para, tani më vjen keq” – tha Meta.

Pak kohë më parë ambasada e SHBA (pa ardhur ende ambasadorja e re) propozoi që palët t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta reagoi ashpër ndal selisë në Rrugën e Elbasanit në Tiranë madje duke përdorur fjalët se “Rruga e Elbasanit të shpie në Xibrakë”.

Tags: Ilir Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.