Aksidenti i Ilda Bejlerit, moderatorja mohon se goditi gruan te Drejtoria e...

Aksidenti i Ilda Bejlerit, moderatorja mohon se goditi gruan te Drejtoria e Policise

138
0
Shares

Moderatorja e emisionit sportiv ne Top Channel,  Ilda Bejkeri ka reaguar sot pas nje lajmi se ajo ka aksidentuar nje grua tek ura e Lanes afer drejtorise se policise.

“C’jane keto lajme. Nuk eshte aspak e vertete. Me shqetesoni mua dhe familjen”, kamkomentiar Bejleri poshte nje lajmi te dritare.net ku thuhet se Bejleri goditi nje grua dhe iku nga vendngjarja.


Një grua 63-vjeçare ka raportuar në polici se është përplasur nga një makinë ‘BMW X5’ ngjyrë e zezë, teksa kaloi rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë së Tiranës, por se nuk arriti të identifikojë targën e makinës.

Ndërkohë pas këtyre lajmeve ka reaguar dhe Bejleri që nuk pranon se ka bërë aksident, por se ishte një skemë.

‘Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte.

Ajo u tha: ‘Pse këtu kalohet?’ Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime.

Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje.

Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.’- ky është rrëfimi i zonjës E.Gj për dritare.net.

Reagimi i Policisë së Tiranës/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.’,– thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY