Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

19 media themelojne Aleancen per Media Etike

12/02/2020
19 media themelojne Aleancen per Media Etike
Share on FacebookShare on Whatsapp

19 media shqiptare u angazhuan sot për të ndërtuar një mekanizëm vetërregullues, përmes një bashkëpunimi të quajtur “Aleanca për Media Etike”.

Aleanca për Media Etike është fillimi i një procesi për të ngritur dhe respektuar standartet e etikës në media, ajo është e hapur dhe dhe pritet që në të të anëtarësohen dhe media të tjera.

Te pranishem ne themelimin e Aleancës për Media Etike ishin dhe Ambasadori i BE-së, z. Luigi Soreca, Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Znj. Guusje Korthals Altes, Adeline Hulin nga UNESCO, Olsi Dekovi nga Zyra e Këshillit të Europës të cilën në fjalën e tyre, shprehën mbështetje të hapur për këtë inisiativë.


Sipas Ambasadorit Soreca, “…inisiativa e sotme vjen në kohën e duhur, ndërsa Parlamenti po pret opinionin e Komisionit të Venecias përpara votimit të të ashtuquajturit ‘paketa antishpifje’. […] ne kemi shprehur shqetësimet tona për inisiativën aktuale të Qeverisë për amendimin e ligjit për shërbimet mediatike. BE-ja ka kërkuar që kjo inisiativë të adresojë rekomandimet e Këshillit të Europës dhe, në përgjithësi, të jetë plotësisht në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Kjo, ka akoma nevojë për t’u realizuar.”

Anetaret e Aleances ABC News, Citizens-Channel.com, Gazetadita.al, Droni.al, Dosja.al, Exit.al, Faktoje.com, Javanews.al, Gazeta-Shqip.com, Lapsi.al, Liberale.al, Mapo.al, Opinion.al, Ora News, ORA TV, Politiko.al, Shqiptarja.com, Syri.net dhe Report TV, kanë rënë dakort së bashku që të respektojnë Kodin e Etikës së Gazetarit dhe të drejtën e autorit.

Brenda muajit shkurt Aleanca do të zgjedhë një Bord të Etikës, me integritet e profesional, ku qytetarët mund të ankohen nëse kanë probleme me etikën. Në faqet e mediave të Aleancës do të mund të vendoset një “buton” me logon e Aleancës i cili verifikon që këto media janë profesionalisht të përkushtuara për etikën dhe përmes të cilit qytetarët mund të ankohen për shkeljet e etikës dhe të kërkojnë zgjidhje.

19 mediat e Aleancës janë të hapura për ankesat dhe janë përkushtuar për të respektuar vendimet e këtij bordi.

Përfaqësuesit që ishin mbedhur në sallë ngritën shqetësimin e ligjit të AMA’s, dhe mundësinë që nëse ai kalon të dublojë punën e Bordit të Etikës. Ky ligj u konsiderua si një pengesë konkrete për realizimin e vetërregullimit të medias sipas standarteve europiane, madje u shpreh dhe shqetësimi që qeveria shqiptare mund të injorojë dh erekomandimet e Komisionit të Venecias.

Gazetaret kerkuan qe aleanca te mos mjaftohet vetëm me ruajtjen e standarteve etike, por dhe të krijojë një bashkësi mediash që të dalin së bashku në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të të drejtave të gazetarëve.

Në mbledhjen e parë të Aleancës u përcaktua 1 Marsi si data kur sistemi i ankesave të bëhet operativ dhe të publikohet në faqet e anëtarëve të Aleancës.

Tags: Aleanca per media etike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.