Opozita me Gjyqtaret e Venecias: Dy ligjet antishpifje te anulohen menjehere

Opozita me Gjyqtaret e Venecias: Dy ligjet antishpifje te anulohen menjehere

78
0
Shares

“ PD dhe opozita kërkojnë që këto dy ligje duhet të anulohen dhe të grisen sepse janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje anti-europiane”, deklaroi sot pas takimit te perfaqesuesve te opozites Albana Vokshi, Genc Pollo dhe Petrit Vasili me delegacionin e Komisionit te Venecias.

DEKLARATË PAS TAKIMIT ME KOMISIONIN E VENECIAS, ALBANA VOKSHI NË EMËR TË OPOZITËS

Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me ekspertë të Komisionit të Venecias, të cilët janë në Shqipëri për paketën e ashtuquajtur Anti-shpifje.

E them frytdhënes sepse ne besojmë se Komisioni i Venencias do të dalë në një opinion objektiv, pas takimeve që kanë pasur gjatë gjithë ditës së sotme me palë të ndryshme interesi.

Ne sigurisht ishim në këtë takim si pjesë e opozitës ku shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës anti-shpifje, ku të dy ligjet, qoftë ligji për AMA, qoftë ligji për AKEP-in, janë ta hartuara në mënyrë jo transparente, me qëllimin e vetëm për të kontrolluar dhe atë pjesë të medias, pra median online, kritike të qeverisë dhe të kryeministrit, të asaj media që deri më sot ka bërë transparencë të aferave korruptive dhe të bërjes palë të një pjese të qeverisë me krimin dhe me krimin e organizuar.

Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar edh këto media. Pra, atë që nuk mund ta blejë, atë që nuk mund ta zotërojë, atë që nuk mund ta presionojë, Edi Rama po kërkon ta kontrollojë përmjet këtyre dy ligjeve që po i paraqet si paketë anti-shpifje. Qëndrimi i PD dhe i Opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen. Nuk duhet ntë përmirësohen, por ato duhet të grisen dhe të anulohen.

Pra, çdo gjë që pretendon qeveria, tashmë është pjesë e legjislacionit aktual, ndaj nuk ka nevojë për dy ligje të tjera, të cilat nëpërmjet veshjes me kompetenca të dy trupave, AMA-s dhe AKEP-it, të cilat kontrollohen totalisht nga qeveria, Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online.

Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet Edi Rama për të kontrolluar mediat, për të kontrolluar zërat kritikë, tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpër kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it.

Siç bëri me kontrollin e AKEP duke emëruar shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës, përsa i përket kryesimit të AMA-s . Ajo çka dua të përsëris, është që qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen.

Këto dy ligje duhet të grisen sepse janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë anti-europiane. Kjo shtë edhe arsyeja pse këto dy ligje duhet të anullohen në mënyrë urgjente.

Edhe njëherë dua të theksoj se ne besojmë se opinioni i Komisionit të Venecias, do jetë një opinion objektiv, ndaj i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të zbatojnë opinionin e këtij komisioni kur të nxjerri për paketën Anti-shpifje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY