Policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet në Fier.
Postblloqet janë vendosur në hyrje të qytetit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje në aksin Fier-Vlorë.
Në fokus të kontrolleve kanë qenë personat që rezultojnë të shpallur në kërkim për armë apo drogë.
Mësohet se kontrollet rutinë do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.
Ndërkohë, policia e Shtetit i është rikthyer aksioneve blitz me në fokus personat me precedentë penale dhe automjetet luksoze me probleme në dokumentacion në të gjithë.
Blutë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur postblloqe dhe ushtrojnë kontrolle në pika kyçe të lëvizjes.
Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.
Operacionet nisën mbrëmjen e së premtes dhe vijuan edhe përgjatë të shtunës në Fier, Elbasan, Korçë, Sarandë e qytete të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/