Arrestohet cifti shqiptar ne Preveze, lidhje me shqiptaret e plagosur dje

Arrestohet cifti shqiptar ne Preveze, lidhje me shqiptaret e plagosur dje

68
0
Shares

(EUROKINISSI)
(EUROKINISSI)

Policia greke në Prevezë arrestoi një cift shqiptar të dyshuar si bashkëpunëtore të tre grabitësve që shkëmbyen dje zjarr me policinë greke në Korinth nje dite me pare.

Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qera për llogari të tre grabitësve.

Keta te fundit dyshohet se janë të përfshirë në disa grabitje, përfshi këtu bankën e Pargës dhe kohet e fundit fshiheshin në Shqipëri.

Mesditën e së shtunës në Akrocorinthos të Korinthit, policia greke plagosi dy shqiptarë, të dyshuar si grabitës.

Sipas mediave greke, policia kishte në vëzhgim prej kohësh shqiptarët, të dyshuar për disa vjedhje në zonë, ndaj dhe ishte vënë në ndjekje të tyre.

Pas lokalizimit të tyre policia u ka bërë thirrje 3 shqiptarëve të ndalonin, por ata kanë hapur zjarr nga makina me të cilën udhëtonin.

Pas kësaj policia është përgjigjur me zjarr dhe ka lënë të plagosur, 2 prej 3 tyre.

Policia dyshon se kjo bandë kishte kryer një grabitje në bankë në Kalamata gushtin e kaluar. Në orët në vijim pritet deklaratë zyrtare e policisë greke për detaje të tjera.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY