Stuhia “Kiara“, Britania bllokon fluturimet

Stuhia “Kiara“, Britania bllokon fluturimet

144
0
Shares

Qindra fluturime u anuluan në Britani, ndërsa vendi pritet të goditet nga stuhia më e fortë në 7 vitet e fundit që do të sjellë erëra me forcë deri në 145 km/h. Meteorologët njoftojnë se stuhia “Ciara” pritet të godasë vendin mesnatën e së shtunës e ndërsa autoritetet paralajmërojnë probleme me transportin në shumë zona.

200 fluturime janë anuluar ose shtyrë nga frika e motit të keq. Ndërkohë që raportohet pezullimi i fluturimeve në Glasgow, Manchester and Liverpool.

Por nuk do të jenë vetëm avionët ata që do të kenë probleme, shumë linja hekurudhore dhe akse rrugore pritet të  shfaqin probleme për pasagjerët, për shkak të reshjeve të shumta që do të sjellë me vete kjo stuhi.

Kryebashkiaku i Londrës vendosi të mbyllë parqet më të mëdha të kryeqytetit për motive sigurie, të cilat pritet që të rihapen vetëm të hënën. Rezidentët janë paralajmëruar për përmbytje të mundshme në banesat dhe bizneset e tyre, si dhe me problemet në shërbimin e transportit publik. Shërbimi meteorologji paralajmëron se stuhia “Ciara” pritet të jetë më e forta dhe më intensivja që viti 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY