“Përshëndes qëndrimin e KiE-s”, Bardhi i vendosur: Kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje...

“Përshëndes qëndrimin e KiE-s”, Bardhi i vendosur: Kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme

81
0
Shares

Nga selia blu, Gazmend Bardhi foli sërish për ndryshimin që shqiptarët kerkojne ne dite te tilla.

Duke risjellë zgjedhjet e 30 Qershorit serish ne vemendje, Bardhi shprehet se që prej asa dite, vendi eshte mbushur me trafikantë, hajdutë, te cilet kane shkelur ligjin duke fshehur te shkuarën e tyre kriminale.

Bardhi tregohet i bindur se mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qendron në themel të krizës politike në Shqipëri dhe ne emer te Partise Demokratike ai kerkon zgjidhjen e ketij ngërçi me ane te zgedhjeve demokratike.

Ketu ai i referohet dhe komentit te Keshillit te Europes, e cila shprehej me heret se votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Që prej zgjedhjeve të manipulura të vitit 2017, shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime, që përfaqëson interesin e tyre, nuk kanë një qeveri që punon për hapjen e vendeve të reja të punës apo që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Që prej 30 Qershorit, shqiptarët nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij. Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, fallsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale.

Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike.

Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane.

Këshilli i Europës, pas misionit të fundit faktmbledhës ka vlerësuar se “Për fat të keq, votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Ato kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”.

Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qendron në themel të krizës politike në Shqipëri. Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale.

Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë, të pandikuar nga krimi, të pablerë nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston.

Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme.

Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh.Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin!

LIVE – Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike. Shqiptarët duan ndryshimin! Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 8 février 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY