ITALI/ Arrestohet studenti i Akademise se Arteve fill pas provimit

ITALI/ Arrestohet studenti i Akademise se Arteve fill pas provimit

233
0
Shares

Mediat italiane informojnë se në Akademinë e Artit në Brera është arrestuar  je shqiptar. Ai eshte 46 vjeçari shqiptar Qani Kelolli nga Berati.

Prej një viti ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik droge.

I apasionuar pas artit ai ishte student i vitit të tretë në Akademinë e Breras.

U arrestua në ambientet e saj kur sapo kishte dhënë provimin e fundit para mbrojtjes së tezës.

46 vjeçari shqiptar ishte prezantuar në provim me një pasaportë të falsifikuar greke. Në momentin e arrestimit tentoi të largohej duke ushtruar dhe rezistencë fizike ndaj skuadrës policore.

Ndaj tij rëndon tashmë dhe akuza e rezistencë ndaj forcave të rendit.

Qani Kelolli është dhe autori i një libri të publikuar në Itali e për mediat italiane avokati i tij shprehet se është një njeri me kulturë që po përpiqet të rehabilitohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY