Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debati për deklaratat e Bashës mbi QSUT-në, Bardhi i përgjigjet mjekes: Mos kërkon pagë më të mirë?

08/02/2020
Debati për deklaratat e Bashës mbi QSUT-në, Bardhi i përgjigjet mjekes: Mos kërkon pagë më të mirë?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Statusi i një mjeke, të quajtur Silvana Çeliku, beri buje dhe u shërnda nga mediat pranë qeverisë si një reagim ndaj komenteve të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili ngrinte alarmin se QSUT është në gjendje katastrofike. Sipas Bashës, nga 12 salla operacionesh, sot janë 6.

Kurse mjekja krenare u shpreh se “për herë të parë pas 90 vitesh është bërë një investim në spitalin e Kirurgjisë dhe kush e mohon një gjë të tillë ose është qorr ose ziliqar e nihilist.” 

Nga ana tjetër Gazment Bardhi ka reaguar duke thënë se mjekja e ka keqlexuar deklaratën e kreut të demokratëve. Bardhi i kërkon që mirënjohjen Qeverisë t’ia shpreh në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha.

REAGIMI I BARDHIT

Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë! 😂

Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të bësh politikë! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!!

E mqs kërkon një pagë me të mirë në statusin tënd do ishte e udhës të shfaqje entuziazëm nga deklarata e zotit Basha për rritjen e pagave të mjekëve dhe të bëje atë share, dhe jo fjalimin e Edi Ramës në OKB për Ukrainën! Edhe këtu të mirëkuptoj, se nuk e ke problem të ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq!

Por që të mos manipulohesh as nga ‘gazetat’ dhe as nga ERTV, më poshtë deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as për vdekje në ashensor dhe ku thuhet një e vërtetë që nga 12 salla aty ku ti punon, janë tashmë në punë vetëm 6.

“E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.
Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”.

Ndjesë që ju ndërpreva nga dëgjimi i këndshëm i fjalimit të Edi Ramës në OKB!
Do ridegjohemi për së shpejti!

/DRONI.al/

Tags: bardhiBashamjekjaqsutReagimespitali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.