Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pollo: Kushtet e plotësuara ҫelësi për dritën e gjelbër

06/02/2020
Pollo: Krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i PD shpreson që metodologjia e re e zgjerimit do të mundësojë një konsensus mes shteteve antare të BE për hapjen e negociatave  të lidhur me ploteësimin e kushteve të Bundestgut Gjerman. „Nëse kjo ndodh këtë mars, faktikishtit do të kemi për Shqipërinë një vendim në parim nga liderët e BE për fillim të negociatave me kushte, fjala është për  kushtet në rezolutën e  Bundestagut gjerman, tetorin e kaluar” thotë Genc Pollo.

A po rriten ne Shqiperi shanset per nje vendim pozitiv lidhur me negociatat e anetaresimit?
GP-Mendoj që rishikimi i metodologjisë së zgjerimit duket se do të arrijë një konsensus mes shteteve antare të BE mbi çeljen e negociatave. Nëse kjo, me shpresë, ndodh në mars atëhere faktikishtit do të kemi një vendim në parim nga liderët e BE për fillim pa kushte të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një vendim në parim për fillim me kushte (të Bundestagut) për Shqipërinë. Për Shqipërinë kjo do të thotë konkretisht që Konferenca e Dytë e Pranimit e cila çel negociatat reale do të ndodhë mbasi të kemi mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Kjo, ju kujtoj është një ndër 12 kushtet e Bundestagut, pra të Gjermanisë. Gjithmonë nëse ndonjë shtet tjetër nuk ka kushte për të shtuar.

Unë mendoj se plotësimi i ketyre kushteve është një ndihmë e madhe për të ripërmbushur disa standard minimale të demokracisë e shtetit ligj dhe si një rrugëdalje nga kriza e thellë kushtetutese e politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh. Kurse negociatat e antarësimit me BE kanë domethënie strategjike por impakti i tyre është afatgjatë.

Politikane te BE, se fundi Presidenti i PE, Davide Sassoli, deklarojne qe po perpiqen te bindin vendet skeptike, te kryesuara nga Franca, qe “procesi i anetaresimit duhet te filloje”. Cfare duhet te beje Shqiperia qe te perligje kete mbeshtetje?

GP- Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se përmes procesit të negociatave dhe përgjithësisht përmes integrimit europan i lidhin fort shtetet e Ballkanit me BE-në dhe pengojnë ndikimin e Fuqive të Treta jo fort miqësore. Duke i qenë atyre mirënjohës për këtë insistim shumë të rëndësishëm strategjikisht do të thoja sërish se për Shqipërinë me një shoqëri të orientuar nga Europa e Perëndimi ky nuk është problem as madhor e as akut.
Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se moshapja e negociatave sjell zhgënjim shtesë në popullsitë e vendeve tona sidomos tek rinia. Jam i sigurt se ata janë dashamirës por unë insistoj se zhgënjimi në Shqipëri që po shkakton shpopullim masiv duke filluar nga 2014 nuk lidhet dhe aq shumë me çeljen apo mosçeljen e negociatave. Zhgënjimi nuk mund të ndikohej nga progress raportet bojërozë e fantaziozë që rekomandonin prej vitesh çeljen pa kushte të negociatave. Zhgënjimi e shpresëhumbja kolektive tek ne u shkaktuan nga kapja e shteti, oligarkizimi e pjesërisht kriminalizimi i ekonomisë përfshirja e qeverisë në krimin e organizuar dhe e këtij të fundit në ruajtjen e pushtetit politik aktual. Këto janë shkaqet në rrënjë të krizës së thellë politiko-kushtetuese ndërsa parlamenti e bashkitë moniste janë vetëm një pasojë.
Me Presidentin e Parlamentit Europian zotin Sassoli pata përshtypjen se, ndryshe nga më parë, se kemi të bëjmë me ofiqarë europianë që duan t’i kuptojnë realisht problemet tona si dhe duan të mos qëndrojnë indiferent ndaj tyre.

Krahas përmbushjes së kushteve të Bundestag-ut rruga për normalizimin politik e demokratik në vend kalon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vendore me një qeveri kujdestare. Këtë të fundit e testuan me sukses fqinjët maqedonas të cilët patën në 2017 një krizë akute por gjithësesi pa dimensionin e narkotrafikut që na bëri peshqesh pushteti rilindist.

Tags: genc pollo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.