Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Policia në Shkodër në kontrollin e kriminelëve”, PD: Rama dhe Lleshaj duhet të bëjnë sakrificën për këtë qytet

06/02/2020
“Policia në Shkodër në kontrollin e kriminelëve”, PD: Rama dhe Lleshaj duhet të bëjnë sakrificën për këtë qytet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka dhene nje deklarate per mediat, ku ne fokus te saj janë ngjarjet e fundit kriminale të ndodhur në Shkodër.

Sipas saj dhe PD, forca e krimit në Shkodër sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Ish-deputetja thote se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet të largohen si përgjegjës kryesorë për fuqizimin e krimit dhe mungesën e sigurisë.

“Deklaratat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se “krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe sakrificë” janë vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të mbushur minutat propagandistike”,-shprehet ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=YQThcXz7IOo

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë në Shkodër. Të shtënat me armë në mes të qytetit, plagosja e qytetarëve kalimtarë, hedhja në erë e banesave në të njëjtën kohë kur e ashtuquajtura forca e ligjit bën shown e radhës në qytet, tregon se krimi është më i fuqishëm se ligji.
.
Policia në Shkodër është prej 6 vjetësh në kontrollin e kriminelëve, të cilët shëtisin në qytet me makina të blinduara, gjuajnë me armë në pedonale nga makinat e blinduara dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shkodranët e dinë se pas xhamave të zinj të makinave të blinduara qëndron një vrasës, i cili punon me qeverinë dhe me deputetët e Edi Ramës për të mbledhur vota për Edi Ramën!

Është revoltues fakti që asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk e ngre zërin për këtë situatë pasigurie në Shkodër, duke preferuar më mirë t’i shërbejnë karriges ku i ul Edi Rama, sesa interesit të qytetarëve të Shkodrës.

Shkodrës i është prishur qetësia që në 2013-ën, kur kriminelët nisën të lirohen nga burgu një e nga një dhe bandat u fuqizuan përmes kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për të vulosur bashkëpunimin me krimin, që po terrorizon Shkodrën, në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama i la krimit në dorë, emërimin e shumicës së deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve.

Deklaratat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se “krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe sakrificë” janë vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të mbushur minutat propagandistike.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë të paaftë dhe të pafuqishëm të luftojnë dhe të fitojnë mbi krimin, pasi ai është oksigjeni i tyre politik.

Është radha që këta të dy të bëjnë sakrificën e tyre për Shkodrën dhe Shqipërinë – të japin dorëheqjen, të largohen nga drejtimi i vendit për t’i dhënë Shkodrës dhe Shqipërisë një mundësi të vërtetë për t’u çliruar nga krimi.

Për fat të mirë, shkodranët e dinë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund t’i kthejë shkëlqimin qytetit, të rivendosë rendin dhe sigurinë, duke zhveshur kriminelët nga pushteti politik dhe duke i çuar ata para drejtësisë.

/DRONI.al/

Tags: deklarateizmira ulqinakukrimingjarjePDshkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.