Përfshirja e anëtarësisë se PD me votë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetëv dhe pushtte local, do te jete nje nga percaktimet tona per demokratizimin e partise, tha Basha ndersa tregoi tre hapat sesi do të ndodhë procesi.
Pyetje: A do ta hapni PD-në duke zhvilluar primaret brenda partisë?
Lulzim Basha: Ka dy vjet që e kemi garantuar me letra siç i thonë, e kemi në statut, por po përgatitemi me ndihmën e disa prej partive tona simotra që kanë përvojë në procese të tilla, siç është Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson dhe Partia Republikane Amerikane dhe natyrisht CDU gjermane. Janë tre parti që po na ndihmojnë. Brenda PD-së kemi një proces të hapur për kandidimin, pra kush ka dëshirë të kandidojë ka mundësinë të kandidojë për të përfaqësuar PD-në në nivel qendror dhe në nivel lokal. Kemi një proces filtri të mirëfilltë për të garantuar që cilësia e kandidatëve tanë të jetë më e lartë e mundshme. Si sa i përket integritetit, pra të jenë njerëz të ndershëm, natyrisht pa rekorde kriminale. Por edhe njerëz të pa korruptuar dhe të jenë njerëz që të besojnë në vlerat e Partisë Demokratike, vlerat konservatore europiane: besimi në Zot, në familje, në atdhe, dhe të ndajnë bashkë me këto vlera edhe programin tonë politik. Pas këtij hapi të dytë, hapi tretë është ai i konsultimi me të gjithë anëtarësinë e PD përmes një procesi votimi i cili do të sjellë në tryezën e forumeve më të larta vendimmarrëse, Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit të PD, ato zonja e zonjusha dhe ata zotërinj që kanë kaluar këto tre hapa.
Hapi i parë i parë aplikimi për kandidim.
Hapi i dytë testimi në tre fusha: integriteti, vlerat be Partisë Demokratike, përgatitja për të kryer detyra të larta
E treta që është e një rëndësie themelore, të jenë kandidatë që përfaqësojnë me dinjitet qytetarët shqiptarë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/