Rama ne SHBA, takim me Sekretarin e Shtetit Pompeo

Rama ne SHBA, takim me Sekretarin e Shtetit Pompeo

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në SHBA, ku u prit në një takim nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G.

Takimi i Ramës me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë erdhi edhe në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së, ku Shqipëria është drejtuese e saj që nga janari i këtij viti.

Përmes një videoje të postuar ne oret e mbremjes në faqen e Ramës në Facebook, zbulohen plan nga takimi dhe shtrëngimi  duarve mes tij dhe sekretarit Pompeo.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157409792641523/?vh=e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY