Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nisma e 3 deteve, korridori veri jug i Europes per te perballuar ekspansionin rus e kinez

05/02/2020
HARTA DIXHITALE/ Qytetet që zhyten në ujë nëse nuk ndalon ngrohja globale, goditet edhe Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit shqyrtuan mundësitë për lidhje më të forta me një grup vendesh të tjera të Evropës në fushën e tregtisë, energjisë dhe transportit, raporton Zeri i Amerikes.

Duke filluar nga viti 2016, 12 vende të Evropës nga Deti Baltik në veri e deri në Adriatik e Detin e Zi në jug kanë ndërmarrë të ashtuquajturën “Nismë e Tre Deteve”, e cila mbështetet nga administrata amerikane.

Ballkani nuk është pjesë e këtij projekti, por siç njofton kolegu ynë Ilir Ikonomi, në forumin e mbajtur sot në Këshillin Atlantik Uashington, u diskutua mbi përfitimet e mundshme nga një bashkëpunim i tillë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Nisma e Tre Deteve është jo vetëm një vizion strategjik për bashkëpunimin në Evropë, por edhe urgjente, në kushtet kur vendet e Evropës Lindore dhe Jugore përballen me sfida nga ndikimi ekonomik rus dhe kinez.

Nga ana tjetër, ata e shohin atë si një mjet që do t’i lejonte Shtetet e Bashkuara të forconin lidhjet me këtë rajon nga pikëpamja e tregtisë, energjisë dhe ajo gjeopolitike, duke shërbyer njëkohësisht si kundërpeshë ndaj Kinës dhe Rusisë. Forumi kryesohej nga James Jones, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA.

Vendet pjesëmarrëse deri tani janë Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia. Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e nismës.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë në forum. Ai tha se është me rëndësi që kjo nismë të ecë përpara.

“Ajo ndihmon për zhvillimin dhe modernizimin e një hapësire të tillë por ndihmon edhe për forcimin e lidhjes transatlantike, duke patur në konsideratë edhe mbështetjen që SHBA i kanë dhënë që nga themelimi dhe në vijimësi kësaj nisme,”tha Presidenti Meta.

Zoti Meta tha se nisma ndihmon këto vende për të ulur varësinë, sidomos nga Rusia dhe aktorë të tjerë, përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe burimeve të energjisë. Ai tha se në këtë kuptim edhe Shqipëria ka interesin e saj që Nisma të zhvillojë një vizion përtej kufijve të saj formalë, pasi Shqipëria është një vend i Adriatikut dhe është edhe një portë hyrëse për Korridorin 8.

Nisma e Tre Deteve është ende në fazën e saj fillestare.

Në forum, ish zyrtarë amerikanë shpjeguan përfitimet nga një nismë e tillë, ndërsa diskutimet e tjera u mbajtën pa praninë e gazetarëve.

Zyrtarët thonë se nisma do të ndihmojë për të siguruar financimin dhe koordinimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit. Qëllimi kryesor është krijimi i një korridori veri-jug të energjisë dhe infrastrukturës dhe, si projekt gjeostrategjik, ajo gëzon mbështetjen e niveleve më të larta të politikës amerikane. VOA

Tags: Nisma e 3 deteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.