Gazetari Artan Hoxha, ja si tallet me operacionin e fundit te policise,...

Gazetari Artan Hoxha, ja si tallet me operacionin e fundit te policise, dicka i tha polici i Shijakut

427
0
Shares

Nga Artan Hoxha

Meqe Ermal Mamaqi ben filma(i love Tropoja)komedi me dashuri,
Bes Kallaku ben filma(Falco) komedi me skiftera,
edhe kryeministri vendosi te realizoje nje film(OFL Operacioni Forca e Ligjit) te fundit komedi, me bionde me syze, polic me maska, KCK-era…
Skenari, regjia, ideja, autoresia, producent dhe realizimi nen kujdesin direkt te kryeministrit te Shqiperise, sigurisht sponsorizimi me parate e taksapaguesve shqiptare…
Seria e pare: Imazhi fantastik. Kamera shkelqyeshem.
Forca speciale OFL te trajnuara per muaj te tere per te luftuar boset e krimit, te veshur me gusto krejt ndryshe nga Policia e Shtetit(forca policore qe siguron rendin dhe jetet tona cdo dite) te armatosur nga koka deri ne kembe me armatim modern, me syze dhe maska bashke.
Trupa qe hapen ne pozicion taktik luftimi, me arme te fjales se fundit ne vije shenimi per te asgjesuar cdo kend brenda gardhit te nje resorti luksoz qe e ka marre vesh edhe cakalli me i fundit ne Myzeqe apo rreqebulli i ngjitur ne bredhin me te larte ne Alpe, se aty prej ditesh jo vetem nuk ndodhet askush, por nuk peptin as miza.
Nje objekt qe e ka bastisur pak dite me pare RENEA, FNSH, Policia e Durresit, madje dhe ekspertet e policise shkencore.
Duket qarte qe regjizori eshte kujdesur me shume per imazhin sesa per qellimin e vertete te aksionit te pare te OFL-se.
Operacion qe duhej te ishte patjeter nje goditje e forte dhe me mesazh te qarte ne luften kunder krimit, qe te ngjallte optimizem dhe besim te publiku.
Minimalisht mund te ishte inskenuar nje aksion bastisje ne baza te supozuara ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, truri i grupit me te njejtin emer dhe pronari i resortit luksoz ku u zhduk kufoma e Jan Prenges, i cili eshte ne arrati dhe i pakapur nga drejtesia.

Por ne fakt u be gabimi me i trashe i mundshem.
U perzgjodh si shesh xhirimi nje resort i bastisur deri ne vrimen e miut nga policia dhe i braktisur prej ditesh nga te zotet, qe ne mos jane ne burg, ndodhen ne arrati.
Nje inspektor policie, nga ata qe mbulojne fshatrat ne Drejtorine e Durresit, me telefoni duke me thene:
“Kot e bene gjithe ate berihaje shefat larte, harxhuan gjithe ate karburant, mjete levizese, dislokim trupash dhe ore pune, per nje veprim qe mund te beja vetem une dhe nje oficer OPGJ(oficer i policise gjyqesore)”.
Te presim mos e rregullojne pak doren tek seria e dyte.

Dhe ne fund, suksese dhe respekt per ata djem qe mbajne veshur uniformat e OFL-se. Cdo polic i Republikes se Shqiperise do te donte te ishte i veshur me ate uniforme dhe me ato paisje taktike.
Ata thjeshte bejne detyren, zbatojne urdherin qe u vjen nga larte, dhe kane ne dore vetem performancen ne terren.
Spektakli nuk eshte as ideja dhe as deshira e tyre. Per ate mban pergjegjesi tjeterkush…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY