Cfare u sekuestrua sot ne Shkoder nga policia, neser ne Vlore

Cfare u sekuestrua sot ne Shkoder nga policia, neser ne Vlore

285
0
Shares

Zbardhen emrat e personave që ishin në shënjestër të Operacionit “Forca e Ligjit” këtë të martë në Shkodër e që ju sekuestrua edhe pasuria.

Mësohet se bëhet fjalë për Aldo Manjishtan, M. Docajn, Ardian Doçin, Gentian Finiqin, Artan Doçin dhe Martin Blertën. Emrat e tyre dyshohet të jenë të lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Atyre ju sekuestruan gjatë aksionit policor vila, mjete luksoze dhe toka.

49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut.

Procedura e sekuestrimit nuk eshte shume e nderlikuar. Me nxjerrjen e urdhrit direkt nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu, me kërkesë të OFL-së, brenda 15 ditëve prokuroria shqyrton vendimin e policisë dhe ja dërgon gjykatës e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të miratuar masën e sekuestros, ose për ta hequr atë nëse sheh se nuk ka dyshime për pasuri të paligjshme. Brenda 24 orëve, pronarët e këtyre pasurive të sekuestruara duhet të plotësojnë formularin ku të deklarojnë burimin e të ardhurave dhe nëse këto pasuri janë vënë në rrugë të ligjshme.

Pasuritë e Doçjave janë vënë në sekuestro pas dyshimeve për të afërmin e tyre, Gentian Doçi i cili është në kërkim nga policia shqiptare si truri i pengmarrjes së Jan Prengës, ndërsa është në kërkim nga Itali për trafik kokaine. Sipas aktit normativ Anti-KÇK, në rastet kur ka dyshime të arsyeshme, nuk do t’i shpëtojnë barrës së provës, edhe personat e afërm të të dyshuarve për pasuri të paligjshme. Kështu edhe familjarët dhe personat e tretë, do të duhet të faktojnë para gjykatës se e justifikojnë pasurinë që është në emër të tyre dhe e kanë me burime të ligjshme.

Mediat afer qeverise bejne te ditir se OFL do te jete neser ne Vlore dhe me pas ne Tirane. Deti tani nuk ka pasur ndonje surprize nga operacioni. Dje sekuestroi pasuri te sekuestruara dhe po ashtu sot beri njoftime per sekuestrim te pasurive te sekuestruara po ashtu. Te shohim ne Vlore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY