FOTO/Të dënuar me burgim të përjetshëm por gëzojnë lirinë, policia kërkon ndihmë...

FOTO/Të dënuar me burgim të përjetshëm por gëzojnë lirinë, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre

118
0
Shares

Policia e shtetit ka kerkuar serish ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave të cilët edhe pse të dënuar me burg përjetë vazhdojnë të gëzojnë lirinë.

Gleron Jahjolli u dënua me burg përjetë për një vrasje të ndodhur në 2001, ndërsa Fran Prendi është dënuar me burg përjetë për një vrasje në 1992

Vrasja e 2001

Sipas policise shtetasi Gleron Jahjolli në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.  Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll.

Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vrasja e 1992

Shtetasi Fran Prendi, ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B. më 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari  i qytetit”, Pukë.

Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY