Policja shqiptare e arrestuar ne Milano, policia shpjegon rastin

Policja shqiptare e arrestuar ne Milano, policia shpjegon rastin

572
0
Shares

Nje police shqiptare u arrestua në Milano, pas një kontrolli rutinë nga policia italiane, pasi rezultoi se ajo kishte fshehur një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë, në brendësi të makinës me të cilën udhëtonte.

29 vjeçarja e arrestuar, ishte një punonjëse e policisë shqiptaremediave italiane.

Por permes një njoftimi për shtyp, Policia e shtetit ka njoftuar se 29 vjeçarja e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali, nuk është më pjesë e policisë së shtetit, që prej vitit 2017, pasi ajo nuk ka fituar të drejtën për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Më tej Policia e Shtetit thotë se, 29 vjeçarja, ish-police e shtetit, ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Reagimi i policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Në lidhje me një shtetase të arrestuar  me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale”, thuhet në reagimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY