Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E miratuan me nxitim, SHBA dhe BE: Nuk e Kemi Parë Ende Paketën “Anti KÇK”

01/02/2020
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri qeveria miratoi sot një paketë të re ligjore, përmes një akti normativ, që sipas zyrtarëve, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda.

Para dy javësh, më 13 janar, duke bërë të ditur planet për hartimin e pritshëm të kësaj pakete, që qeveria në njoftimin e saj zyrtar e quan “Anti-KÇK” (anti-kap-ç’a-të-kapësh) Kryeministri Rama u shpreh se “… kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në Prokurori apo Gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për paketën e re ligjore, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë nuk mundi të jepte një vlerësim për të pasi, siç u shpreh zëdhënësi, “Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK”. Presim që të kuptojmë detajet” duke theksuar se “E vlerësojmë shprehjen nga Kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Edhe zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, duket se nuk është e informuar për paketën ligjore të miratuar sot. Përfaqësia e BE-së i tha Zërit të Amerikës se “Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk e ka parë aktin normative të miratuar sot dhe nuk mund të bëjë komente në këtë moment”.

Duke njoftuar paktën e re ligjore, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha të premten se objekt i saj janë edhe gjithë personat e akuzuar për krime të rënda, përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm, por që nuk janë dënuar për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

“Të gjithë këta individë, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapo përmenda, do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre apo edhe të familjareve të tyre, burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre” , tha ministrja Gjonaj.

Opozita, nga ana e saj, e priti me skepticizëm këtë paketë ligjore, duke e quajtur një nismë propagandistike.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha në rrjetet sociale se “qeveria Rama nuk ka bërë kurrë luftë kundër krimit, por ka bashkëpunuar me të, ndaj edhe kjo nismë e re do të dështojë, ashtu si dështoi nisma e mëparshme “Forca e ligjit”./ZeriiAmerikes

Tags: BEkckreagimiSHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.