Sipas burimeve nga policia një prej të arrestuarve ne lidhje me pengmarrjen e Jan Prenges ne Kamez, ka pranuar të bashkëpunojë deri diku me prokurorinë. Ai ka pranuar se trupi i Jan Prenga ka mbërritur në resorin në Shijak por më tej nuk mësohet se çfarë ka deklaruar tjetër ky person. Por kjo eshte e mjaftueshme qe bashke me pamjet filmike marre ne resortin Golden grupi i te arrestuarve per kete ngjarje te rende te mbahet ne burg.
Sot paradite u mbajt edhe seanca gjyqesore per masen e sigurise.
Gjatë prezantimit të gjeneraliteteve në seancën e sot me gjyqësore nga gjykata rezultoi se Leonard Hajri është i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, kjo ngjarje u zbardh nga policia për shkak të pamjeve filmike që vinin nga garazhi i resortit “Golden”, pasi pjesa tjetër e kamerave të sigurisë, dhe filmimet, janë shkatërruar nga pjesëtarët e grupit “Hajri”, transmeton abcnews.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/