10 mije pergjime tek resorti Golden, mafia e Durresit, politikane, zyrtare

10 mije pergjime tek resorti Golden, mafia e Durresit, politikane, zyrtare

218
0
Shares

Ne resortin Golden në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339, tha sonte ne Opinion gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala.

“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.

“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare  dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës. Ky është personi që ka financuar lëndën pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, shtoi Lala.

Ndërkohë për të kërkuarin Gentian Doçi, që njihet dhe si biznesmen gazetari Artan Hoxha tha: “Këta nuk janë ngatërruar asnjë herë në pazare politike. Të gjithë i dinin në Shkodër, por nuk ngatërroheshin me politikën. Ndaj kanë mbijetuar kaq shumë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY