Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjerohet zona e kerkimit, specialet po gjurmojne ne ujerat e Erzenit per Jan Prengen

30/01/2020
Eksploziv oficerit të policisë në Rinas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Polica zgjeron hartën e kërkimeve për të gjetur trupin e pajetë të Jan Prengës dukenperfshire edhe vendet e fshehura apo zonat ujore. ABC News transmetoi sot se po kërkohet edhe në lumin Erzen pasi dyshohet që mund të jetë hedhur në ujë ose mund të jetë gruposur diku afër lumit. 49-vjeçari u mor peng më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur, dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin “Golden”, në Shijak,  aty ku do mbahej peng.

RENEA ka zhvilluar sot një operacion në Shkodër, ku janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen e Prengës. Ndërkohë më herët Policia ka arrestuar tre vëllezërit Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri pronarë të resortit Golden në Shijak, ku Jan Prenga u mor peng dhe u dhunua derisa gjeti vdekjen, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën. Bashkë me ta u arrestua Olsi Turja dhe Festim Bezhdili. Ndërkaq, një nga personat e shpallur në kërkim është edhe një biznesmen me mbiemrin Doçi.

Sipas hetimeve 49-vjeçari nuk kishte lidhje të drejpërdrejtë me autorët, por shkak ka qenë konflikti i vëllait të tij në Angli për një ngarkesë lëndë narkotike. Madje nga përgjimet e policisë rezulton sëe i vëllai ka komunikuar me familjarët, ku u kërkon të mos kenë kontakte me policinë dhe se Jani është mirë. Po ashtu burime nga grupi hetimor qe po merren me zbardhjen e ngjarjes se rrëmbimit, familjarët e viktimës kanë dërguar më herët një pajtues gjaqesh në Shkodër.

Kjo është bërë për të folur me familjen Doçi që të lirohej Jan Prenga dhe duke dhëne siguri se do kthehej kokaina e grabitur. Në përgjime rezulton se Gentian Doçi ka folur me Astrit Prengën ku e kërcënuar në lidhje me te vëllain. Sipas burimeve i gjithë rrjeti i trafikut drejtohet nga burgu i Ekuadorit aty ku është i ndaluar që prej vitit 2014 personi nga Vlora me inicialet D.R. Në bazë të përgjimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje ka dalë edhe telefonata nga burgu i Ekuadorit. Duhet theksuar fakti që D.R është përgjuar gjatë gjithë kohës dhe është zbardhur edhe planifikimi i rrëmbimit. Mësohet se D.R është personi kyç për rrëmbinin e 49-vjeçarit Prenga në Kamëz.

Sipas News24, D.R është Dritan Rexhepaj.

Në një lidhje direkte për News24, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se urdhri për rrëmbimin e 49-vjeçarit më 17 janar të këtij viti u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj. Sipas Lalës, duke u bazuar tek dosja hetimore, Rexhepaj është një emër i skeduar nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë, ndërsa pas krimit u arratis.

Ajo theksoi se ka qenë pikërisht Rexhepaj ai që ka bërë lidhjen mes grupit kriminal në Britani, ku ka njoftuar për humbjen e ngarkesës prej 300 kg kokainë, për të cilën u fajësua vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.

“Urdhri për rrëmbmin e Jan Prengës u thur nga një burg i Ekuadorit. Atje mbahet prej disa vitesh Dritan Rexhepaj (Gramoz Rexhepi apo Lulzim Murataj). Ai është i njohur nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e oficerëve të policisë së Krujës. Ai kërkohej nga 4 shtete europiane, Spanjë, Belgjikë dhe Britania e Madhe. Nga burgu, ku ndodhet Rexhepi, kur një sasi droge u zhduk, ai ka kontaktuar me krerët e grupeve kriminale dhe ka urdhëruar marrjen peng të Jan Pregës me idenë që të ushtronte presion ndaj vëllait të tij. Këto biseda janë përgjuar nga autoritetet. Dje News24 publikoi inicialet e 4 personave që urdhëruan pengmarrjen. Kur RENEA përfundoi sot aksionin në Shkodër, ku kontrolloi magazina e banesa, News24 bën të ditur emrat e personave që po kërkohen. Bëhet fjalë për Gentian Doçin, biznesmen i njohur, si personazh kyç që cilësohet në këtë histori dhe miqtë e tij; M.Bleta dhe Korado.G, që po kërkohen nga Policia e Shtetit. “News24’ ka siguruar dosjen e Dritan Rexhepajt, i cili ka bashkuar 3 grupe kriminale, nga Vlora, vend nga i cili është, Shijaku, dhe Gentian Doçi nga Shkodra”, tha Lala

Tags: JAN PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.