Vritet shqiptari ne Mal te Zi, policia kap autorin

Vritet shqiptari ne Mal te Zi, policia kap autorin

176
0
Shares

Një shqiptar u vra me armë zjarri në Mal të Zi ndersa ende nuk dihen motivet e krimit.

Viktima eshte identifikuar. Ai është Edmont Gjinkolaj, i cili u gjet i vrarë me një plumb në kokë në fshatin Miles pranë Tuzit dhe një hetim nga policia kriminale zbuloi se bëhej fjalë për një vrasje, raporton Vijesti.

Policia ka arrestuar Paljoka Juncaj, i cili rrëfeu për vrasjen dhe dorëzoi armën, me të cilën ai besohet se e ka qëlluar.

Gjinkolaj hyri në Mal të Zi më 4 janar dhe qëndroi në Tuz me tre shtetas të tjerë shqiptarë. Autori i krimit kishte porosituar edhe dhome per fjetje.

Një autopsi e kryer mbi trupin e të ndjerë zbuloi se vdekja i kishte ardhur për shkak të një plumbi në kokë.

Një gjykatës hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka urdhëruar mbajtjen në burg të autorit të vrasjes deri në 30 ditë për vrasjen e Gjinkolajt. Ende nuk dihen motivet e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY