Nr.2 i PD sulmon per here te pare SPAK: Kreu i SPAK...

Nr.2 i PD sulmon per here te pare SPAK: Kreu i SPAK varrosi dosjen 184!

76
0
Shares

“Kreu i SPAK varrosi dosjen 184” tha sot Sekretari i Përgjithshëm i PD ndersa theksoi se Prokuroria e Dibrës nuk heton dot Ramën dhe zyrtarët e kapur në vjedhje votash, për këtë u ngrit SPAK.

Numri dy i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, gjatë një bisede në ABC News akuzoi drejtuesin e SPAK Arben Kraja se ka vendosur të varrosë dosjen e vjedhjes së votave në Dibër, siç njihet ndryshe dosja 184.

“Ne kemi dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për ngritjen e kësaj strukture dhe kemi kërkuar rrugën e integritetit të SPAK, por nga dje u mësua se Arben Kraja është dërguar atje për ti shërbyer mbylljes së dosjeve të korrupsionit qeveritar. Dosja 184 është voluminoze janë me orë të tëra përgjime, shumë më shumë se çfarë ka nxjerr Bild.

Ai nuk e heton këtë dosje, ku kanë përgjegjësi penale zyrtarët e lartë. Brenda 30 minutash thotë se nuk e hetojmë duhet ta hetojë prokuroria e Dibrës. Çdo jurist e di si duhet të paktën një periudhë 2-3 javore për të shqyrtuar materialet, por ai refuzon ta marrë në shqyrtim.”, – tha zoti Bardhi.
Po pse sipas demokratëve kjo dosje nuk mund të hetohet nga prokuroria e Dibrës, por vetëm nga SPAK?!

“Prokuroria e Dibrës, ku ka ngecur tashmë kjo dosje nuk merr dot vendim për të ngarkuar me përgjegjësi penale Edi Ramën, Ulsi Manjën apo Pjerin Ndreun që janë zyrtarë të lartë dhe jo zyrtarë lokalë të Dibrës. SPAK-ut i kemi dhënë mbështetje dhe garanci për të siguruar ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë. Nëse se bën këtë ka dalë nga roli për të cilën i besuan shqiptarët.

Çdo funksionar që dyshohet se ka kryer vepër në kohën e kryerjes së detyrës është subjekt i SPAK”, – u shpreh numri dy i demokratëve.
Bardhi tha se prokuroria e Dibres ka mungesë logjistike dhe burimesh njerëzore për të kryer një hetim të tillë.

Shembull konkret numri 2 i PD-së solli rastin e Pjerin Ndreut i kapur në përgjime duke kërcënuar për votë drejtorin e një shkolle në Dibër.
“Shqiptarët kanë parë Pjerin Ndreun të kërcënojë mësuesit për votat. Me dy veprime hetimore, sot Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg dhe jo kryebashkiak i paligjshëm në Lezhë.

SPAK do të duhej të merrte dëshminë e drejtorit të arsimit Dibër dhe të drejtorit të Dibrës si dhe tabulatet telefonike për të çuar pas hekurave Ndreun. Por Arben Kraja nuk e hap dosjen fare, edhe pse ka ekzaktësisht për detyrë të hetojë zyrtarët e lartë publik”, – deklaroi Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY