Zgjedhjet e 30 qershorit ne gjyq ne Gjykate Kushtetuese

Zgjedhjet e 30 qershorit ne gjyq ne Gjykate Kushtetuese

109
0
Shares

Zgjedhjet e njeanshme vendore te 30 qershorit do te shkojne  ne seance gjyqesore. Tre gjyqtarë kushtetues në Dhomën e Këshillimit kanë vendosur që ta pranohne padinë e Voltana Ademit për shqyrtim në seancën plenare të kësaj gjykate.

52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Kjo është vetëm faza e parë e shqyrtimit të kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, pasi gjykimi dhe vendimi do të kryhen kur Gjykata Kushtetuese të plotësohet me të paktën edhe 2 anëtarë të tjerë.

Aktualisht kushtetuesja ka vetëm 4 anëtarë dhe të vetmet vendime që mund të marrë, janë ato për kalimin ose jo të çështjeve në seancë plenare.

Por që të ketë një vendim përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit gjykata duhet të ketë minimalisht 6 anetare, dhe parashikimi se kur kjo mund të ndodhë është i paqartë.

Padinë në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit u bë në 18 korrik nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e cila kërkoi shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit.

Ankimimi i saj prej 23 faqesh, kishte si argument kryesor faktin se data 30 qershor ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki të vendit kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY