Nje hajdut u arrestua sot pasdite ne Tirane teksa tentoi te grabiste nje shtepi. Hajduti u ndesh me te zotin e shtepise 63 vjec dhe e goditi ate por ne dalje u kap nga patrulla e policise.
Detajet e policise:
Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë.
Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën’’Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç.
Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por ska mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/