Një polic humbi jeten dhe dy të tjerë u plagosen sonte gjate nje aksioni policor. Ngjarja ndodhi në Zhur të Prizrenit fill pas nje shperthimi te fuqishen.
Ndërkohë nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë të policisë kosovare ndërsa gjendja e tyre mësohet se është e rëndë.
“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, njofton Policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/