EMRI/Kapet shqiptari i arratisur nga burgu, po festonte ditëlindjen e ish-të dashurës...

EMRI/Kapet shqiptari i arratisur nga burgu, po festonte ditëlindjen e ish-të dashurës në Napoli

130
0
Shares

Ka zgjatur 8 muaj arratia nga burgu e të riut shqiptar Ervis Markja. Ky i fundit kishte arritur të largohej nga një burg në Carinola, më datë 26 maj 2019.

27 vjeçari i cili vuante një dënim për vjedhjen e apartamenteve dhe rezistencën ndaj punonjësve të policisë, arriti që të arratisej nga burg, së bashku me shokun e tij Adriatik Gega (ende në arrati), duke prerë hekurat e qelisë dhe duke ikur me ndihmën e çarçafëve, shkruajnë mediat italiane.

I arratisuri nga Carinola u gjurmua dhe ai ndodhej pranë Napolit, në një vend ku ish e dashura e tij festonte ditëlindjen. Agjentë të policisë ishin kamufluar si të ftuar, duke bërë edhe arrestimin e tij.

Pas arrestimit është shoqëruar në burgun e Napoli-Poggioreale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY