Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMET/I ulet dënimi kolumbianit të kokainës së Xibrakës

25/01/2020
VENDIMET/I ulet dënimi kolumbianit të kokainës së Xibrakës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Cesar Avila, kolumbiani i arrestuar në nëntor 2014, në laboratorin e Xibrakës ku përpunohej kokainë, ka përfituar së fundmi një ulje dënimi prej 90 ditësh për shkak të “sjelljes së mirë”. Për të njëjtat arsye, ai ka fituar një vit më parë edhe 50 ditë të tjera ulje dënimi, duke siguruar në këtë mënyrë një qëndrim më të pakët në burgjet shqiptare.

Në 15 janar 2020, Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Avilës, duke i ulur 90 ditë nga dënimi i tij. Avila është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte krijuar një laborator përpunimi në Xibrakë të Elbasanit.

Vendimi i Gjykatës

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Avila dhe bashkëkombasi i tij, Valter Moreno, kishin mbërritur në Shqipëri në 5 nëntor 2014, për të ndihmuar grupin e drejtuar nga Ilir Hyseni dhe Genci Xhixho, që të kryenin ekstraktimin e kokainës nga lëndë të tjera.

Së bashku me kolumbianët Avila dhe Moreno, gjatë operacionit u arrestuan edhe ai që konsiderohej si një ndër drejtuesit e grupit, Ilir Hyseni, si edhe Saimir Batku, Gentjan Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha dhe Arjan Dalipi. Personazhi kryesor i këtij grupi, Genci Xhixha, nuk u arrit të arrestohej.

Opozita e djathtë akuzoi në atë kohë se, pas këtij grupi, fshiheshin persona që kishin lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, hetimet e prokurorit të çështjes, Olsian Çela, sot Kryeprokuror, nuk arritën të provonin këto lidhje.

Gjatë gjykimit, të gjithë anëtarët e grupi u dënuan nga 10 deri në 15 vjet burgim. Kolumbani Cesar Avila u dënua me 12 vjet, të cilin po e kryen në burgun e Fierit.

Pak javë më parë, ai dorëzoi në gjykatën e Fierit kërkesën për ulje dënimi, bazuar në ligjin “Për të drejtat e të burgosurve”. Gjatë procesit, të drejtuar nga gjyqtari Taulant Banushi, kërkesa e kolumbianit Avila u përkrah edhe nga administrata e burgut të Fierit.

Vendimi i Gjykatës

Në akt-vlerësimin për Avilën, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt në institucion. Ai ka ndërtuar marrëdhënie të mira me personelin e institucionit dhe me bashkëvuajtesit, si dhe ka marrë pjesë në programet dhe veprimtaritë rehabilituese dhe ato me karakter kulturor dhe sportiv. Ai respekton ritet fetare dhe ka marrëdhënie të mira me familjen e ndihet përgjegjës për veprimet e kryera”.

Në konkluzion, sipas këtij akti vlerësimi, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari Cesar Avila ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt dhe është vlerësuar pozitivisht”.

Gjyqtari i çështjes, bazuar në kuadrin ligjor si edhe në karakteristikën e burgut të Fierit, ka vendosur në 15 Janar 2020 që të pranojë kërkesën e kolumbianit dhe t’i akordojë 90 ditë ulje dënimi.

Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Fierit, rezulton se Cesar Avila ka përfituar një ulje dënimi 50-ditore edhe në Dhjetor 2018. Edhe në atë kohë, Avila ka kërkuar ulje dënimi të plotë 90-ditore. Por gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se sjellja e tij ishte e mirë, por “jo në kufijtë e asaj që konsiderohet shembullore”.

Gjithashtu, po nga të dhënat zyrtare, rezulton se edhe miku i Avilas, kolumbiani tjetër i “Xibrakës”, Valter Moreno, ka përfituar një ulje dënimi 80-ditore, në bazë të vendimit të gjykatës së Fierit, të datës 27 Dhjetor 2018./BOLDNEWS

Tags: Dosjakolumbianiulje denimiXibraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.