Durres, qindra familje pa bonus qeraje, qindra te tjera pa pergjigje te...

Durres, qindra familje pa bonus qeraje, qindra te tjera pa pergjigje te ekspertizes

107
0
Shares

Qeveria dhe bashkia kanë braktisur mijëra familje të Durrësit të dëmtuara nga tërmeti, tha sot kreu i PD se Durresit, Ferdinand Xhaferri pasi takoi disa prej tyre në Sukth.

Zoti Xhaferri vuri në dukje mungesën e informacionit se çfarë do të ndodhë me ndërtesat, pallatet, shtëpitë e dëmtuara rëndë.

“Menjëherë pas tragjedisë z.Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Shpëtimit tha se deri më 16 dhjetor do të kemi evidencën e parë. Kaloi 16 dhjetori, kaloi 16 janari, qeveria jo vetëm që nuk ka filluar të punojë, por ende nuk di se çfarë pune duhet të bëjë. Janë më shumë se 4500 kërkesa të aprovuara për bonus qeraje, që do të thotë se 4500 familje e kanë shtëpinë të dëmtuar rëndë. Deri sot më 24 janar janë aprovuar vetëm 900 bonus qeraje, në çdo dhjetë familje që e kanë shtëpinë të dëmtuar rëndë, vetëm 2 marrin bonus qeraje, kurse 8 të tjera ndodhen të braktisura. Janë mijëra banesa që kanë dëmtime të konsiderueshme dhe qeveria nuk ka përcaktuar se çfarë duhet bërë me këto banesa që kanë dëmtime të konsiderueshme. Deri më sot po mbushen 2 muaj kanë përcaktuar se janë mbi 60 shtëpi dhe ndërtesa për t’u shembur, për 92 të tjera që kanë dëmtime të konsiderueshme, 36 nga të cilat janë pallate qeveria akoma nuk ka përcaktuar nëse do të shëmben apo jo. Kemi 600 familje që jetojnë në çadra dhe qytetarët duan të dinë se çfarë do të bëhet me problemin e tyre, kur do të zgjidhet, nga kush do të zgjidhet dhe se si do të zgjidhet”, tha kreu i degës se PD Durrës, Ferdinand Xhaferri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY