Vjen protesta e pare per arrestimet e bujshme per termetin

Vjen protesta e pare per arrestimet e bujshme per termetin

239
0
Shares

Mberrin protesta e pare per arrestimet ne grup lidhur me demet e shkaktuara nga termeti. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë protestoi të Martën ndaj arrestimit të disa prej anëtaëve të saj nga ana e Prokurorisë së Tiranës duke i konsideruar si të papranueshme në një shoqëri të lirë.

“Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe procesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest / apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për secilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi,” shkruhet në njoftimin e shoqatës.

“Sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj,” thuhet në deklaratë.

“SHASH mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale,” theksohet ne dekkraten e arkitekteve.

Policia shqiptare arrestoi 31 persona më 15 e 16 janar, duke deklaruar se arrestimet lidheshin me mbajtjen përgjegjës të tyre në lidhje me pallatet, të cilat pësuan dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit në zonën e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY