Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqipëria e para”, Basha për Kongresin e Lushnjës: Kur ka konsensus vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore

21/01/2020
“Po instalojnë censurën”, Basha: Do bëjmë gjithçka për të zhbërë ligjin anti-shpije
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një mesazh në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të historisë së vendit tonë në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Basha shkruan se 100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.

Ai e cilëson një leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie teksa shton se kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare.

POSTIMI DHE MESAZHI I PLOTE I BASHES 

100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe me Kongresin që i çeli dyert me 21 janar 1920, dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.

Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjes u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha.

Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora.

Edhe ata që s’mundën të vinin në Lushnje, për shkak se një pjesë e madhe e vendit ishte ende nën pushtim, iu bashkuan kësaj zgjidhje kombëtare, asaj iu bashkuan delegatët e Shkodrës, Lezhës e Malësisë së Gjakovës, me firmat e tyre të 13 shkurtit në Tiranë.

Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën me 25 mars, Gjirokastrën me 27 prill dhe Korçën me 15 maj.

Me luftën madhështore të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjes trashëgoi edhe të parat principe kushtetuese të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë.

Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta.

Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjes.

Siç thotë Mit’hat Frashëri, njëri nga gjenitë e Historisë së Shqipërisë së shekullit të kaluar, “Kongresi i Lushnjes është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë e në të keqe. Të mbajturit lart të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi, si edhe një detyrë.

/DRONI.al/

Tags: Bashakomentkongresi i lushnjesreagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.