Një tjetër vrasje tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku në një prej orareve më të frekuentuara të mbrëmjes, në një lokal në zonën e Astirit u vra me armë 28-vjeçari Vilson Tafçiu.
Nga informacionet paraprake 28 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy femra në lokal. Ai është thirrur nga njerëz ende të paidentifikuar në pjesën anësore të lokalit në një rrugicë ku është qëlluar për vdekje. Viktima ka marrë 3 plumba në gjoks.
Çfarë tha paraprakisht policia:
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/