Del nga burgu anëtari i bandës së Durrësit, ja 10 argumentat për...

Del nga burgu anëtari i bandës së Durrësit, ja 10 argumentat për lirimin e tij

149
0
Shares

Nje tjeter anetar i bandës së Durresit u lirua pak muaj me pare nga burgu. Behet fjale per Sardian Sulejmanin i cili u lirua ne tetorin e vitit 2019. Në vendimin e dhënë që e disponon Ora News renditen 10 argumentet që  Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier ka renditur për të çuar në lirimin e tij.

Një nga këto është gjëndja shëndetësore e të atit  e cila nuk është e mirë pasi ka probleme me zemrën. Sardiani është djali I vetëm I kësaj familjeje pasi I vëllai i ka vdekur në vitin 1999 ndërsa e ëma i ka vdekur në 2016.

“Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.”

Në korrik të 2012 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi me 25 vite bug Sardian Sulejmanin për akuzën e vrasjes me paramendim të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë, si dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dy raste ndaj Lulzim Berishës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2005

“Ne kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait ne kohen kur i dënuari ishte ende i mitur.”  Thuhet në pikën 6 të argumenteve që  Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier ka renditur për të çuar në lirimin e tij.

Ndërkohë gjyqtari Piro Sota argumenton: Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri.

Nga dinamika e vuajtjes së dënimit me nr.4126 dt.19.07.2019, rezultonte se i dënuari Sardian Sulejmani, kishte vuajtur fizikisht 13 vite,8 muaj e 19 ditë burgim.
Nga dënimi i dhënë kishte kryer gjithsej 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim.

Në ditën e marrjes së këtij vendimi I kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim.

10 argumentet e Zyres se Sherbimit te Proves per Sardian Sulejmanin

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.
2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.
3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.
4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet seështë i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.
5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.
6-Ne kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait ne kohen kur i dënuari ishte ende i mitur.
7-Gjatë intervistave me punonjësin e Shërbimit të Provës i dënuari Sardian Sulejmani shprehet thellësisht i penduar për veprën penale që ka konsumuar, është i ndërgjegjësuar për veprën dhe dënon veprimin e tij, ç’ka tregon se ky i dënuar është rehabilituar dhe është i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.
8-Familja e te denuarit ka kushte te mira banimi, pra ne momentin qe mund te lirohet me kusht, ate e pret nje ambient i pershtatshem per te jetuar, gje e cila ndikon pozitivisht tek ai.
9-I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.
10-Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetjen e plotë të familjes dhe të shoqërisë. Fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i të dënuarit në shoqërit./ORA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY