Basha leter Kryeministrit kroat: Do të bëjmë çdo gjë për integrimin

Basha leter Kryeministrit kroat: Do të bëjmë çdo gjë për integrimin

111
0
Shares

Kreu i opozites Lulzim Basha i ka derguar nje letër kryeministrit të Kroacisë, permes te ciles përshëndet marrjen e Presidencës së BE-së nga Kroacia.

Lideri i opozitës Lulzim Basha, garantoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç se ai dhe opozita në Shqipëri do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit europian. Zoti Basha publikoi nje lëtër të 14 Janarit, ku ai përshëndet kryeministrin kroat për marrjen e drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian, një ngjarje që kreu i opozitës e cilëson si historike për shkak se kjo është hera e parë që Kroacia drejton presidencën e BE-së që kur u bë anëtar i Unionit në vitin 2013.

“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej. “- thekson zoti Basha në letrën e tij.

“Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar.- vë në dukje kreu i opozitës, duke e garantuar kryeministrin e kroacisë për rolin e PD dhe opozotës në integrimin e vendit.

“Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne.- mbyll letrën e tij kreu i opozitës Lulzim Basha, duke i uruar Kroacisë një presidencë të suksesshme dhe duke mirëpritur drejtimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kryeministrit kroat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY