Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/Asgjë nuk e ndal Ramën dhe Veliajn, miratohet leja për kullën e radhës në Tiranë

18/01/2020
ANALIZA/ Kullat, Erion Veliaj zgjodhi oligarkët para interesit të qytetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër kullë 24-katëshe do të ndërtohet në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.

Kryeministri Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen më 8 nëntor 2019, siç shikohet në dokumentet e siguruara nga Exit News.

Kulla Ekspozita

Kulla, e quajtur Ekspozita Building, me lartësi 93 metra, do të ketë 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.

Ajo do të ndërtohet nga kompania Viktoria Construction në pronësi të Luan Matës.

Projekti i kullës është bërë nga studiot Mario Cucinella Architects dhe Ekoplan.

Më heret studio Mario Cucinella Architects ka projektuar dhe godinënMET Building, që po ndërtohet në krah të ish-Hotel Dajtit.

Kjo kullë do të jetë kulla e dytë më e lartë në bulevardin Gjergj Fishta, pas kullës Doëtoën Tirana, pranë Rrugës së Elbasanit.

Kulla Ekspozita Building do të jetë dy herë më e lartë se të gjithë pallatet në zonën e ish-Ekspozitës.Aktualisht në Tiranë janë hapur dhjetra kantiere ndërtimi për kulla vetëm përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore:

– Kulla 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës, në sheshin Skënderbej;

– Kulla 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës;

– Kulla 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë,  e cila është pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa;

– Në zonën e bllokut, ka nisur puna për godinat shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”;.

– Godina me emër MET Building Tirana, në zonën mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës, ka nisur punimet;

– Godina Garden Building, 24-katëshe po ndërtohet përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit;

– Në 2018-ën është miratuar leja për ndërtimin e kullës Tirana’s Rock, 85 metra e lartë, 25 kate, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës;

– Sapo ka përfunduar punimet kulla 24-katëshe në një prej këndeve të Stadiumit Arena Kombëtare.

– Qeveria dhe Bashkia Tiranë kanë planifikuar ndërtimin e 6 kullave në zonën ku aktualisht ndodhet Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental;

I gjithë ky betonizim i Tiranës po fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë apo qeveria./Exit.News

Tags: 34 kateDenoncimiexitkullatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.