Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasje nga sherbimet sekrete, ana e erret e Europes

17/01/2020
Struktura e spiunëve 007 në administratë e biznese, afat deri më 15 korrik për të dërguar emrat në ILDKPKI
Share on FacebookShare on Whatsapp
Nga Christopher Nehring
Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring. Kjo ka të bëjë edhe me shpërbërjen e rendit të vjetër ndërkombëtar.

Më 3 janar 2020 SHBA vranë gjeneralin iranian Ghassem Soleimani përmes një sulmi me dron. Më 23. gusht 2019 pandehet se shërbimi sekret rus vrau çeçenin në emigracion Zelimkhan Khangoshvili në Berlin. Më 2 tetor 2018 shërbimi sekret saudit vrau gazetarin Jamal Khashoggi në Stamboll. Kjo seri vrasjesh, sulmesh dhe rrëmbimesh mund të vazhdohet lehtësisht edhe në Gjermani.

Një valë frikëngjallëse vrasjesh nga shërbime sekrete ka mbërritur tashmë në Europë dhe ka pak gjasa për përmirësim. “E ardhmja e afërt mund të ketë më shumë vrasje me sfond shërbimet sekrete”, parashikon ish-presidenti i Shërbimit Informativ gjerman BND, Gerhard Schindler, sikurse u shpreh ai në një diskutim zhvilluar  në muzeun gjerman të spiunazhit.

Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër

Një arsye për këtë është shpërbërja e rendit të vjetër ndërkombëtar. Fuqitë e mëdha SHBA, Rusia dhe Kina konkurrojnë me fuqitë rajonale në ekspansion si Irani dhe Arabia Saudite, Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër. “Mekanizmat ekzistuese për të zgjidhur konfliktet paqësisht, po dështojnë gjithnjë e më më shpesh dhe ka rrezik real, që të normalizohen vrasjet në fshehtësi “, tërheq vëmendjen Patrick Sensburg nga partia kristiandemokrate (CDU).

Eshtë e qartë edhe se: Vrasjet me qëllim aplikohen prej kohësh prej shteteve. Rusia, Izraeli apo SHBA në 30 vitet e fundit rregullisht e kanë përdorur këtë mjet. Ndërsa në Europë pas Luftës së Ftohtë për një kohë të gjatë ka qenë qetësi. Duket se tani këto kohë kanë marrë fund.

Vrasjet sekrete dhe sulmet kanë sfonde të ndryshme: Operacionet si ai i SHBA.së kundër gjeneralit iranian Soleimani apo aksionet e shërbimeve sekrete izraelite kundër Hamasit dhe Hisbollahut synojnë të prekin kundërshtarët ushtarakë. Qëllimi është i qartë, të parandalohen sulmet e ardhshme, pa arritur deri tek lufta.

Shpesh vdesin edhe të paimplikuar

Një lloj krejt tjetër vrasjesh janë sulmet nga hakmarrja. Ndër to bëjnë pjesë p.sh. vrasja e Khangoshvilit apo e Khashoggit, sulmi ndaj Sergej Skripal si edhe sulmet izraelite për vrasjen e kriminelëve nacionalsocialistë të luftës. Me këto synohet shpagimi për veprime në të shkuarën. Kritikët i bëjnë të heshtin dhe njëkohësisht këto sulme kanë vlerë simbolike si paralajmërim ndaj botës.

Por kush rrezikohet të bjerë viktimë e të tilla sulmeve? Faktikisht kjo prek një grup të vogël personash: Armiq ushtarakë si dhe disidentë politikë, opozitarë apo agjentë që kalojnë në krahun tjetër. Lufta kundër terrorizmit që nga viti 1970 po i shkrin gjithnjë e më shumë këta kufij. Gjithnjë grupe të vogla të organizuara mirë dhe në anonimitet mund të kryejnë sulme dhe po ashtu ato vihen edhe vet në shënjestër të vrasjeve me paramendim. Sulmet e shërbimeve sekrete izraelite kundër udhëheqjes së Hamasit dhe Hisbollahut janë një shembull për këtë.

Një problem i veçantë është: “Vrasje me objektiv të caktuar” tingëllon precize, por prej tyre vdesin faktikisht jo vetëm ata që janë në shënjestër”, por edhe të pa implikuar. Një çift anglez gjeti vdekjen rastësisht, sepse ra në kontakt me gazin e nervave, që ishte destinuar për vrasjen e agjentit rus Sergej Skripal. Në Norvegji shërbimi sekret izraelit ngatërroi një islamist me një kalimtar të pafajshëm – duke vrarë kësisoj personin e gabuar. Gjenerali Soleimani nuk ishte i vetmi i vrarë prej sulmit me dron – prej tij humbën jetën edhe persona, që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Rreziku i dëmeve kolaterale gjatë vrasjeve nuk mund të përjashtohet asnjëherë.

Sinjalizues të kohëve të trazuara

Morali nga historia? Në shtetet si Gjermania, ku dënimi me vdekje është i ndaluar, indinjata morale për operacionet e vrasjeve është mjaft e madhe. Edhe OKB i dënon rregullisht operacionet e vrasjeve. Kështu ndodhi edhe pas vrasjes së Soleimanit apo të Khashoggit. SHBA, Izraeli apo Rusia megjithatë kanë një tjetër perceptim për të drejtën kur është fjala për mbrojtjen nga terrorizmi dhe kërcënimet për vrasje në botën e jashtme. Për më tepër që pikërisht këto vende vazhdimisht ndodhen në konflikte ushtarake në botë, prej nga rrezikohet siguria e tyre. Një zgjidhje e kësaj kontradikte duket sot më e largët se kurrë më parë. Ende gjendja në Gjermani është relativisht e qetë. Shumica e „vrasjeve të qëllimshme” ndodhin në rajonet e mëdha të krizave në botë si në Lindjen e Mesme, në Afganistan apo në Ukrainë. Por globalizimi, migracioni, edhe konflikti ruso-perëndimor po spostohen gjithnjë e më pranë Gjermanisë. Vrasja e Khangoshvilis më 2019 apo rrëmbimi i funksionarit vietnamez Trinh Thanh më 2017 në Berlin janë shenja që sinjalizojnë kohë të trazuara.dw.de

*Historiani Christopher Nehring ka mbrojtur doktoraturën me temën mbi shërbimet sekrete dhe është drejtues shkencor i muzeut gjerman të spiunazhit në Berlin. Më 2019 doli në qarkullim libiri i tij i ri “77 mitet më të mdëha të spiunazhit”.

Tags: Sherbimet sekrete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.