Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Reçaku si apel për vlerat e humanizmit”,Ish-deputeti: Turp nëse Rama validon negacionizmin me vizitë në Beograd

16/01/2020
Pollo: Krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo sjell nga kujtimet e tij, momentet kyçe të cilat kane te bejne me masakren e Reçakut.

Pollo shkruan dhe risjell castin kur u njoh me ambasadorin Walker, i cili u be me i rëndësishmi në historinë e Kosovës. Pollo e quan ate njeriun e duhur ne kohen e duhur, pasi ishte vendosmëria e tij për të denoncuar atë që ai në janar 1999 konstatoi me sytë e tij si masakër të civilëve ishte spontane e pa udhëzim specifik nga Departamenti i Shtetit.

Ja çfare kujton Ish-deputeti me detaje:

Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një darkë tubim të komunitetit shqiptar në Çikago dhe organizatorët më nderuan duke më ulur në tavolinën kryesore ku rastisa pranë ambasadorit Wiliam Walker. Nga biseda jonë e fragmentuar nga fjalimet e këngët patriotike dy gjëra mbaj mend prej tij: se diplomati Walker ishte specialist i Amerikës Latine, pa njohuri për Ballkanin dhe në pritje të ndonjë emërimi ambasador në Buenos Aires apo Montevideo, që për koincidencë administrative kishte pranuar postin e shefit të Misionit Verifikues të Kosovës (OSBE).

Së dyti dhe më e rëndësishme ishte vendosmëria e tij për të denoncuar atë që ai në janar 1999 konstatoi me sytë e tij si masakër të civilëve ishte spontane e pa udhëzim specifik nga Departamenti i Shtetit. Jo të gjithë anëtarët e misionit donin t’a raportonin e t’a shpallnin publikisht atë që panë mbasi e ndjenin ndoshta kjo se do të ishte pika e ujit që përmbys kupën. Por Walker u imponua dhe çfarë vijoi është histori.

Javë më vonë një autopsi e mjeko-ligjorëve finlandezë do të konfirmonte Walker-in duke konkluduar se 45 viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe jo luftëtarë të UÇK-së siç pretendonte Millosheviçi.

E kam kujtuar këtë episod si një rast konkret kur njeriu i duhur në kohën e vendin e duhur mund të bëjë ndryshimin e madh. Dhe me njeri të duhur kuptojmë personin me integritet moral të cilin ndërgjegja nuk e lejon të mbyllë gojën para të keqes sidomos kur ka detyrën t’a denoncojë atë.

E fundit gjë që mund të më shkonte në mendje atëhere në Çikago ishte se dy dekada më vonë presidenti i Serbisë do të mohonte hapur krimin shtetëror të Reçakut për të cilën mban përgjegjësi jo vetëm nisur nga parimi i vazhdimësisë shtetërore por edhe pse personalisht ishte ministër në qeverinë e Beogradit në vitet 1998-2000. Dhe jo ministër pa portofol por ministër i propagandës i cili ka asokohe ngriti akuza kundër redaktorëve kur këta të fundit, të vrarët në Kosovë i raportonin si ” njerëz” e jo si “terroristë”.
Ecuria e historisë ka treguar se nuk është gjithnjë pozitive siç dëshmon edhe paaftësia e udhëheqjes serbe për të përqafuar në brendi parimet e humanizmit dhe për t’u çliruar nga nacionalizmi rabid e nga urrejtja etnike.

Mohimi i Vuçiçit në dhjetor shkatoi protesta unanime në Kosovë, plot zëra dënues në Europë e në Shqipëri. Deklaratat përkujtimore sot, në këtë përjvetor jo jubilar të Reçakut nga çdo ambasadë perëndimore në Prishtinë janë gjithashtu një reagim indirekt por i qartë ndaj presidentit të Serbisë. Në këtë sfond tejet shurdhuese është heshtja e Edi Ramës. Ai nuk pipëtiu kur Vuçic mohoi Reçakun, e pak ditë më vonë, kur i shtroi tapetin e kuq në Tiranë, përsëri heshti; madje kur ja kujtoi një gazetare ja ktheu me vrazhdësi.
Minishengeni ballkanik është ekspozuar si një nismë përgjithësisht e padobishme për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, si gjeopolitikisht e dyshimtë, si përçarëse në Ballkanin Perëndimor dhe më e rënda si izoluese për Kosovën.

Skandali me Reçakun do të duhej të ishte një moment tjetër për Tiranën zyrtare për të rikonsideruar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit në fund të janarit nëse nuk tërhiqen deklaratat negacioniste. Prania e Ramës përkrah Vuçiçit në Beograd do të ishte përdhosje për viktimat e pafajshme dhe një turp i madh për qeverinë e Tiranës.

Genc Pollo Ish ministër e deputet
15 janar 2020

/DRONI.al/

Tags: genc pollokujtimeMasakrarecaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.