VIDEO/ Policët cmontojnë makinën derisa gjejnë drogën

VIDEO/ Policët cmontojnë makinën derisa gjejnë drogën

177
0
Shares

Policia Kufitare në Qafë Botë, Sarandë, ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. U sekuestruan 36.3 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet, ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.

Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”./Droni.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY