GREQI/ Nëna e studentes së vrarë përballë shqiptarit dhe grekut vrasës: Do...

GREQI/ Nëna e studentes së vrarë përballë shqiptarit dhe grekut vrasës: Do ju vras siç vratë vajzën time

185
0
Shares

Në Greqi ka nisur gjykimi për shqiptarin dhe grekun që akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ndodhur në ishullin Rodos në Greqi Nëntorin e vitit 2018.

Pas hetimeve shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku tij Manolis Koukouras dolën para gjykatës, ku të pranishëm ishin edhe prindërit e studentes. Nëna e Eleni Topaloudi nuk e ka përmbajtur veten para dy të pandehurve duke i kërcënuar se do i vrasë, ashtu sikur ata i morën jetën vajzës së saj. Ndërsa i ati kërkoi që gjykata të mos ketë mëshirë për dy të akuzuarit.

Vrasës, unë do të marr jetën tuaj, ju keni shkatërruar jetën tonë dhe jetën e fëmijës tim dhe unë duhet të rri dhe t’ju shoh këtu. Vrasës!” tha nëna e vajzës.  “Ju nuk keni turp. Me thikë në fyt ju e përdhunuat. Vajza jonë ishte “e pafat”, nëse nuk do ishte Eleni do të ishte një vajzë tjetër” tha i ati i vajzës.  I pandehuri me origjinë shqiptare, mohoi të gjitha akuzat.

Por sipas akuzës së autoriteteve greke pasi e përdhunuan shqiptari dhe shoku i tij grek e hodhën studenten në det. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det. /shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY