17 të arrestuar në Durrës, 8 mbahen në burg, njërit i bie...

17 të arrestuar në Durrës, 8 mbahen në burg, njërit i bie të fikët në seancë

115
0
Shares

Gjykata e Durrësit la në burg 8 nga 19 efektivët e policisë dhe zyrtarët e arrestuar disa ditë më parë për disa vepra penale në Durrës dhe Shijak.

Vendimet e gjykatës: Arrest me burg

1-Ermal Petova – specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë
2-Gjergj Gërco – Sekretar i Njësisë Administrative Sukth
3-Agim Osmani – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
4-Haxhi Sherra – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak
5-Ndriçim Shika – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak
6-Adem Lika – posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje
7-Dëshir Dakoli – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
8-Petrit Neziri – Ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë

Për 10 të tjerët gjykata vendosi ti lërë të lirë, ndërsa veprat penale të shqiptuara nga prokuroria u reduktuan për disa vetëm me detyrim paraqitje dhe disa të tjerë edhe me pezullim nga detyra.

U lanë të lirë

1-Besnik Domi-shef Rendi Shijak
2-Sami Xhafa-shefi stacionit i policisë Manze
3-Marius Shahini-kryeinspektor IMT Shijak
4-Nikoll Markuspecialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë,
5-Julian Kacadej-specialist IMT Shijak
6- Dritan Koçi-posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje
7- Paulin Meta-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje
8- Gjon Zefi-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje
9-Astrit Nuri-specialist i Armatimit në DVP Durrës
10- Qerim Doka-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje

Në kërkim mbetet Gani Dama, i cili ka mbajtur detyrën e policit të patrullës.

Të gjithë këta persona kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë. ata akuzohen se kundrejt pagesave që varionin deri në disa mijë euro kanë lejuar ndërtime të shumta pa leje. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Kjo veprimtari është kryer kryesisht gjatë vitit 2019.

Disa prej efektivëve të policisë po ashtu dyshohen se nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarët.

Ndërsa zhvillohej seanca, Agim Osmani-ndihmës specialist në policinë e Durrësit ka pasur probleme shëndetësore, duke u dërguar me urgjencë në spital.

Ai mori ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Për ndërtimet abuzive që u shkatërruan gjatë tërmetit të 26 nëntorit prokuroria ka lajmëruar të tjera arrestime në Tiranë e Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY