Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri intrerpreton gabim ligjin e ekstradimit për rastin e mësuesit gylenist, Harun Çelik

11/01/2020
Sandër Lleshaj takim me dyer të mbyllura në Policinë e Beratit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Besar Likmeta

Thirrjet e dëshpëruara ‘azil, azil’ dëgjohen në një video të publikuar në media të vijnë nga makina e policisë që shoqëroi mësuesin turk, Harun Çelik – një pjesëtar i lëvizjes Gulen, i cili u dëbua nga Tirana drejt Stambollit mbrëmjen e 1 janarit nëpërmjet një fluturimi të “Air Albania’.

I pyetur në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbi ligjshmërinë e këtij dëbimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj.

“Kërkesat për azil nuk janë verbale, kërkesat për azil janë të shkruara dhe unë nuk di që të ketë patur një dokument të tillë,” shtoi.

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj se kërkesa për azil duket të paraqitet me shkrim, ligji 121/2014 “Për azilin” shprehet qartë se kërkesa për azil mund të bëhet në çdo lloj forme në vendin tonë.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në Nenin 3 të ligjit.

I pyetur nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme për interpretimin e tij të pasaktë të ligjit dhe justifikimin e dhënë për dëbimin e shtetasit turk, Lleshaj nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, e kontaktuar nëpërmjet zëdhënësit, edhe zyra e Kryeministrit Edi Rama nuk i komentoi deklaratat e Ministrit të Brendshëm.

Harun Çelik, baba i katër fëmijëve me profesion mësues u ndalua më 8 korrik 2019 në aeroportin e Rinasit bashkë me shtetasin tjetër turk, Selami Simsek, në përpjekje për të udhëtuar në Kanada përmes një vize false. 42-vjeçari, i cili besohet se është pjesë e lëvizjes së frymëzuar nga kleriku Fetullah Gylen, ishte larguar nga Turqia përpara grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 dhe ishte strehuar në Kazakistan bashkë me familjen.

Çelik u dënua me 13 muaj burg për “përdorim të dokumenteve të falsifikuara” dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar, qëndroi 5 muaj e gjysmë në burgun 302 në Tiranë. Pas lirimit nga burgu me 1 janar, ai u dëbua menjëherë në Turqi, ku është arrestuar dhe akuzuar si anëtar i një organizate terroriste dhe rrezikon një dënim të gjatë me burg.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes intervistave me dëshmitarë okularë dhe avokatët mbrojtës tregojnë se policia shqiptare e dëboi forcërisht Harun Çelik dhe bëri një vesh shurdh ndaj thirrjeve të tij të dëshpëruara për azil, pasi e kishte shoqëruar më parë brenda ambasadës turke në Tiranë. BIRN mësoi gjithashtu se në orët e tij të fundit në Shqipëri, Çelik iu mohua e drejta e avokatit dhe përkthyesit dhe firmosi dokumente në mungesë të tyre.

Ngjashëm me ministrin Lleshaj, edhe Policia e Shtetit i tha BIRN se Çelik dhe avokatët e tij nuk kishin dorëzuar një kërkesë për azil. I pyetur se pse punonjëst e policisë nuk i kishin marrë në konsideratë thirrjet verbale të Çelik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj se “kjo nuk është një lojë ngriva-shkriva”. / reporter.al

Tags: Harun celiksander lleshaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.