Alibeaj: Ministria e Drejtësisë ka bllokuar në Itali për Mark Babanin

Alibeaj: Ministria e Drejtësisë ka bllokuar në Itali për Mark Babanin

136
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e ABC News theksoi se dekriminalizimi tashmë është një kauze publike, jo më politike. Dekriminalizimi, theksoi ai, goditi në shenjë, dhe në rrjetën e tij ranë shumë nga përfaqësues të mazhorancës në pushtetin vendor apo qëndror.

“Sot publiku është më i ndiçuar që shumë nga njerëzit që i emëron në detyra kryeministri i vendit Edi Rama për deputet apo kryetarë bashkie, kanë një propabilitet të madh të jenë të zhytur në krim. Provat i kemi nga qytetarët shqiptarë. Si jurist, ish-avokat, si ish-gjyqtar, si ish -Minister dokumenti për Qerim Ismailajn është 101% i sigurt i cili është marrë në shtetin grek dhe është origjinal”, tha Alibeaj duke iu referuar denoncimit të Partisë Demokratike ndaj kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës i cili rezulton i dënuar me tre vite burg në Greqi, të cilën Ismailaj e mohon.

Alibeaj vuri në dukje se Partia Demokratike ka ndjekur rrugën institucionale dhe i kërkon prokurorisë që të veprojë e në rast pengimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, ndaj Ministres apo kujtdo tjetër të nisë procedimi penal për pengim të drejtësisë.

“Kemi bërë një kërkesë në Prokurorinë shqiptare sipas Ligjit të Dekriminalizimit, janë ata të cilët do të duhet të ndjekin një orë e më parë dhe jo të ndodhë si në rastin e Mark Babanit ku dokumentat e marra zyrtarisht ishin origjinalë, por për shkak të procedurave ligjore do të duhej të rimerreshin nga prokuroria në kuadër të procesit të dekriminalizimit dhe prej një muaj e gjysëm Ministria e Drejtësisë shqiptare, Ministrja e Drejtësisë dora vetë i ka vendosur STOP korrepsodences zyrtare te prokurorise shqiptare me ate italiane. Shpresojmë që me ardhjen e prokurorit të ri të Përgjithshëm zyra e të cilit e ka për detyrë që si rastin e Mark Babanit, ashtu edhe rastin e Qerim Ismailajt një orë e më parë t’i zhvillojë në mënyrë të plotë dhe shpejt, jo vetëm si kërkesë e jona por edhe si një premtim që Prokurori i Përgjithshëm. Të vërtetojë të dhënat që ne pretendojmë, të kryejë të gjitha procedurat nëse do të ketë pengesë nga Ministrja e Drejtësisë, të nisë procedimin penal për pengesë të drejtësisë në këtë rast kushdo qoftë ai, Ministri i Drejtësisë, apo më lart se ai dhe t’i japë publikut shqiptar atë që është e vërteta”, tha Alibeaj.

Ai theksoi se kushdo që tenton të fshihet nga dekriminalizimi nuk do të mundet.

“PD është e gatshme për çdo rast për të ndjekur ligjërisht dhe institucionalisht të gjitha këto raste. Kryetari i Bashkisë së Dibrës është Dionis Imeraj. Dosja 184 është rast i qartë. Përfshihet gati gjysma e grupit parlamentar të PS-së në zgjedhjet e Dibrës madje edhe vetë kryeministri. Proces i qartë i kriminalizuar i zgjedhjeve që u zhvilluan në Dibër. Prokuroria shqiptare, këtë dosje dhe jo vetëm, thjesht t’i hetojë shpejt, me rigorozitet dhe për të nxjerrë përfundimet”.

Alibeaj duke iu referuar modelit që Edi Rama ka zgjedhur për të qeverisur prej gjashtë vitesh, i cili kandidon vetëm njerëz të inkriminuar, ai vlerësoi se kjo nuk është thjeshtë çështje harrese, por se Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin.

“Ajo qe thote Rama se nuk e kam fajin une por ata, kjo tregon mungese vullneti” theksoi Alibeaj, i cili shtoi se Shqiperia është bërë si Palermo, vendi i trafiqeve te te gjitha përmasave, pavarësisht propagandës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë të cilët edhe ata si qeveria janë të lidhur me krimin dhe nuk mund t’i pengojnë. Policia e Lleshit është kthyer në një ndërmarrje funerali që vetëm mbledh kufomat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY