Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hanovër, me sistem organizimi si një kompani për shitjen e drogës

10/01/2020
Gjermani, shkuan si azilantë por vodhën 40 shtëpi, në pranga 22 shqiptarë – në kërkim 19 të tjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tregtia e drogës në kryeqytetin e Saksonisë së Ulët në Gjermani- ishte ndërtuar dhe organizuar si një sipërmarrje e mesme. Kompania kishte sistemin hierarkik, turnet, pagat dhe një linjë telefonike për klientët. Mungonte vetëm bordi dhe kantina e stafit…

Të premten nisi në gjykatën e Hanoverit procesi për drogën kundër shtatë shqiptarëve dhe një iraniani- i njohur si ‘Kokaina SH.A’ e Hanoverit.

Banda e dyshuar e drogës shpërndante kokainë dhe hashash në disa lagje, mes të tjerash edhe në rrethin universitar. Në pesë muaj, sipas akuzës, ata fituan të paktën 116 mijë euro.

Si funksiononte biznesi i drogës? Prokurori Henrik Moellerherm thotë: “Shitësit e rrugës ndaheshin me turne nate dhe dite, me një orar të caktuar pune. Kur dorëzohej turni, dorëzoheshin telefonat e punës, droga dhe të ardhurat e mbledhura”.

Shpërndarësit merrnin një pagë fikse deri në 1300 euro në muaj- ose një pjesë të fitimit prej dy eurosh për çdo topth kokaine të shitur (0.2 gram- në shitje për 25 euro).

Për blerësit ishte në dispozicion edhe një numër telefoni. Ata përdornin emra si Jack, Mili dhe Alex.

Gjatë një operacioni të madh në mes të korrikut, hetuesit arrestuan një duzinë shitësish të dyshuar dhe konfiskuan drogë dhe para me një vlerë prej 42 mijë eurosh. Më përpara, hetuesit kishin përgjuar 25 mijë telefonata.

Pikante: Numrin e linjës telefonike ‘Jack’, autoritetet e njihnin që nga viti 2014, por asgjë nuk ndodhi. Dhe: 48 orë pas operacionit, numri i trafikantëve ishte sërish i arritshëm. Të paditurit kanë heshtur deri më tani ndaj akuzave. Marrë nga Bild, përgaditur nga syri.net

Tags: hanover

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.